×
  • Vip
  • Vip

    Eni Çobani: Punoja si pedagoge, vjehrri i mbylli telefonin sekretares së universitetit dhe shkak u bë mbiemri

    FrontOnline
    03 Shkurt 2023

    Eni Çobani e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka treguar dhe një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit. Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-ën që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit.

    Por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.

    Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?

    Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat ee e këtë duhet ta themi një çikë publikisht se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim të departamentit, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.

    Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë jo e keni gabim dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë babi çfarë ka? Më tha se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë. Nuk e mora vesh nga mori tha po ndoshta merr prapë.  Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji tek shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    “Big Brother VIP Albania” do të rikthehet së shpejti në ekran për edicionin e katërt, dhe pritshmëritë janë të larta. Ky spektakël...
    Vip12 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram, duke adresuar kritikët e saj të cilët shpeshherë...
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit. Në komunikatë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përfshirë votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.