×
  • Vip
  • Vip

    Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare stilisti legjendar i modës Paco Rabanne

    FrontOnline
    03 Shkurt 2023

    Dizajneri ikonik spanjoll i modës Paco Rabanne, emri i vërtetë Francisco Rabaneda Cuervo, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

    Lajmin e trishtë e raportoi faqja franceze e lajmeve Le Telegramme, duke bërë të ditur se ndërroi jetë këtë të premte më 3 shkurt në qytetin francez Porstall, ku ai jetonte.

    Rabanne, i cili vinte nga San Sebastiani, ishte një pionier në pasarelat në përdorimin e materialeve si metali, plastika dhe letra, të bashkuara me “gjemba”. Djali i kryerrobaqepëses së stilistit Balenciaga dhe kolonelit të forcave republikane, Francisco Rabaneda Postigo, lindi në 1934.

    Rabanne, i cili kishte përjetuar disi një rilindje pas vdekjes së Pierre Cardin në vitin 2020, ishte gjithashtu i njohur për disa pamje të pazakonta të krijuara, por nd9r të gjitha ishte i pëlqyer nga banorët në qytetin e tij të adoptuar.

    Marguerite Lamour, kryebashkiakia e Ploudalmézeau-Portsal tha: “Ai ishte mjaft popullor. Ai kishte thjeshtësinë e burrave që e dinë se nga vijnë” duke shtuar se “i pëlqente të fliste për rininë e tij”.

    Vitet e fundit thuhet se Rabanne ka mbajtur një profil të ulët duke shijuar restorantet e rajonit./FrontOnline/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak. Në njoftimin e tyre thuhet...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave është takuar me të Ngarkuarën me Punë të misionit të ShBA-ve në Kosovë, Anu...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ish zëvendës presidenti amerikan, republikani Dick Cheney, ka konfirmuar votën e tij për kandidaten demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 34-vjetorin e Kushtetutës së Parë të Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, teksa tha...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 67-vjeçare ka vdekur sot në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë. Banorja e Tiranës, dyshohet se sapo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.