×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA: Të jemi gati për luftë me Kinën

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Mike Minihan deklaroi se ekziston mundësia e luftës me Kinën pas dy vitesh dhe kërkoi nga ushtarët e tij që të përgatiten në përputhje me rrethanat.

    Gjenerali Minihan, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së, u dërgoi një mesazh me shkrim trupave të tij: “Shpresoj se e kam gabim, por ndjej sikur do të luftojmë kundër Kinës në vitin 2025”, raportoi televizioni NBC.

    Duke vënë në dukje se në vitin 2024 zgjedhjet presidenciale do të mbahen si në SHBA ashtu edhe në Tajvan, i cili është në konflikt sovraniteti me Kinën, Minihan paralajmëroi se në këtë periudhë kur vëmendja e Uashingtonit do të kthehet në politikën e brendshme, Kina mund të shfrytëzojë mundësinë dhe të niset drejt Tajvanit.

    Minihan u kërkoi trupave që të përgatiten për një konflikt të tillë, duke i udhëzuar ata të raportonin për përpjekjet e tyre në këtë drejtim deri më 28 shkurt.

    Për këtë temë foli edhe zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes (Pentagon), gjeneral brigade, Patrick Ryder. “Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes e bën të qartë se Kina është një kërcënim në rritje. Si Departament i Mbrojtjes, fokusi ynë është të ruajmë paqen në rajonin Indo-Paqësor duke punuar me aleatët dhe partnerët tanë”, tha Ryder.

    Philip Davidson, ish-komandanti i forcave amerikane të Indo-Paqësorit, tha në një deklaratë për Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në mars 2021 se Kina mund të tentojë një pushtim të Tajvanit deri në vitin 2027.

    Në fillim të këtij muaji, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli gjithashtu për mundësinë e një pushtimi kinez të Tajvanit.

    “Kohët e fundit ne kemi parë sjellje provokuese nga forcat kineze dhe përpjekjet e tyre për të krijuar një normalitet të ri, por kam dyshime serioze nëse kjo përbën një kërcënim të menjëhershëm pushtimi”, tha Austin./FrontOnline/

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Irani konfirmon në një reportazh për CNN se lloji i raketës me të cilën goditi Izraelin ishte balisitike. Raketat janë zhvilluar dhe...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj. Nuk është bërë...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qenë kritik ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai...
    Lajme02 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje...
    Lajme02 Maj 2024
    Kreu i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili njëherit është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka marrë sot pjesë në përvjetorin e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga prokurorja e Zyrës së Kryeprokurorit...
    Sport02 Maj 2024
    Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të sezonit, skuadra e Liverpoolit dhe kompania “Nike” nuk kanë pritur gjatë duke zbuluar...
    Sport02 Maj 2024
    Dy yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.