×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike

    FrontOnline
    28 Janar 2023

    Rajoni i Dukagjinit në këtë periudhë të vitit frekuentohet rëndom nga turistët të cilët zgjedhin Rugovën për pushime dimërore.

    Mirëpo, rruga nga qyteti i Pejës që dërgon deri atje vazhdon të mbetet e dëmtuar duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

    Banorët dhe përfaqësuesit e bizneseve thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme tek institucionet për intervenim në këtë rrugë, por nuk kanë marrë përgjigje.

    Ata që duan t’i shijojnë bukuritë e Grykës së Rugovës, së pari detyrohen t’i tejkalojnë vështirësitë e rrugës.

    Pjesa dërmuese e 30 kilometrave të kësaj rruge është me gropa, shembje të asfaltit te pjesët anësore dhe shembje dheu.

    Përfaqësuesit e kësaj zone thonë se rruga ka filluar të dëmtohet që nga reshjet e nëntorit të vitit të kaluar, por askush nga institucionet nuk ka intervenuar.

    Banor i Rugovës, Agron Nikçi thotë se janë lënë pas dore kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës.

    “Jemi të lënë pas dore me mos mirbajtejen e rrugës M 9, e cila i lidh 16 fshatra të Rugovës”, tha ai, raporton RTK.

    Flamur Rexhbogaj – përfaqësues i fshatrave të Rugovës,  thotë se kanë dëmtuar rrugën jashtë mase.

    “Reshjet e fundit e kanë dëmtuar edhe më shumë se sa ka qenë, ju kam drejtuar edhe me shkrim ministrisë”, tha ai.

    Dëmtimi i rrugës ka ndikuar edhe te bizneset e kësaj zone. Sipas afaristëve të kësaj ane, këtë vit ka rënë dukshëm numri i vizitorëve.

    Në anën tjetër Mustafë Nikçi, afarist ankohet se nuk ka vizitor shkak, sipas tij, rruga e prishur.

    “S’ka vizitor që vjen edhe nuk e prish ndonjë gomë të makinës”, tha ai.

    Rruga Pejë-Rugovë është në menaxhim të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Se kur do të bëhet intervenimi në këtë rrugë, zyra për media e kësaj ministrie nuk është përgjigjur.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës do të mbajë konferencën e radhës lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Konferenca do...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024,...
    Lajme07 Maj 2024
    Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Vip06 Maj 2024
    Javë më parë, Prive raportoi për çiftin më të ri të shoubizzit, gazetari Astrit Gashi e moderatorja Alba Merovci. Gjithashtu raportuam në...
    Lajme06 Maj 2024
    Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE). “Kurti e bën...
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.