×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    12 rregullat për t’u dobësuar 3 kilogramë në javë në mënyrë të shëndetshme

    FrontOnline
    20 Janar 2023

    Nëse jeni në kërkim të një diete për të arritur peshën tuaj ideale, kjo nuk do të thotë patjetër se duhet të vuani nga uria. Mjafton të keni vullnet e të ndiqni disa nga rregullat kryesore që dietologët rekomandojnë.

    Ja cilat janë këshillat për të humbur deri në  3 kilogramë në javë në mënyrë të shëndetshme:

    Pini sa më shumë ujë gjatë ditës

    Uji nuk ka kalori dhe është një hidratues i përkryer dhe ju nevojiten të paktën 8 gota ujë natyral në ditë. Mos e zëvendësoni atë me lëngjet e frutave, pasi pavarësisht se lëngjet janë shumë të shëndetshme, mos harroni se përmbajnë kalori dhe nëse e teproni me to, mund ta teproni me karbohidratet pa e vënë fare re.

    Largoni plotësisht nga menuja bukën e bardhë, orizin dhe pastën

    Ju do të keni mundësi të arrini peshën ideale vetëm nëse dini të distancoheni nga “mëkati i bardhë” siç janë: buka e bardhë, sanduiçet, orizi i bardhë dhe pasta po me miell të bardhë.

    Dhe nëse doni të humbisni në peshë, mos e zëvendësoni miellin e bardhë me atë integral, por me perime të shëndetshme. Për shembull nëse më parë do të konsumonit një sanduiç me pulë dhe majonezë, tashmë mund të konsumoni një sallatë jeshile me fileto pule, pomodorini, kastravec, misër etj, pra një pjatë me shumë vlera ushqyese dhe që ju ban në formë.

    Largoni plotësisht nga menuja pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara

    Pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara të frutave nuk duhet të kenë aspak vend nëse keni vendosur të arrini linjat tuaja perfekte trupore, pasi përveç se ato janë të dëmshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së tyre, ato kanë edhe një sasi shumë të lartë sheqeri industrial si dhe kanë shumë kalori.

    Sakrifikoni të paktën një ushqim nga zakoni juaj ditor

    Nëse jeni mësuar të konsumoni patatina gjatë orarit të punës apo një ëmbëlsirë pas darkës, mundohuni të hiqni fillimisht dorë nga njëra prej tyre. Pas disa kohësh ju do të harroni fare se më parë e konsumonit atë çdo ditë.

    Konsumoni peshk salmon në një vakt gjatë ditës

    Salmoni është i pasur me shumë vlera ushqyese dhe me shumë acide yndyrore Omega 3 dhe ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin dhe në lëkurën dhe pamjen tuaj. Prandaj mundohuni që njërin nga vaktet në ditë ta keni peshk salmon.

    Bëni kardio të paktën 30 minuta në ditë

    Për të rënë deri në  3 kilogramë në peshë gjatë një jave, nuk mjafton vetëm dieta, por edhe ushtrimet fizike. Mundohuni patjetër të bëni kardio në palestër ose ecje në natyrë të paktën 30 minuta në ditë.

    Pini një kafe një orë para palestrës

    Sipas studimeve nëse ju pini një kafe një orë përpara palestrës, do të ndiheni shumë më tepër energjikë dhe do të përballoni shumë më lehtë aktivitetin në palestër, duke ndihmuar kështu veten në djegjen e kalorive.

    Flini gjysmë ore më shumë çdo ditë

    Një gjumë i mirë ka një ndikim kryesor në metabolizmin dhe mirëqënien tuaj të përgjithshme shëndetësore. Prandaj nëse doni të bini në peshë, mundohuni të shkoni në shtrat gjysmë ore më parë, deri sa të arrini kohën ideale të gjumit, që është 7-8 orë në ditë.

    Qëndroni drejt

    Mund tju duket e pa vend, por qëndrimi me trupin drejt është shumë i rëndësishëm jo vetëm në aspektin estetik, por ai shmang edhe deformimet e shumta apo akumulimin e shëndetit dhe dhjamit në zona të caktuara.

    Bëni 36 ulje ngritje në ditë

    Edhe pa patur nevojë të shkoni në palestër, mundohuni të bëni 3 seanca me nga 12 ulje ngritje çdo ditë, për të forcuar në këtë mënyrë njëkohësisht muskujt e barkut, të këmbëve dhe të vitheve.

    Çlirohuni nga fryrja e barkut

    Nëse vuani nga fryrja e barkut apo keni problem me gazrat, drejtohuni në farmaci apo në dyqanet me bimë medicinale, pasi nëse sistemi juaj tretës ka probleme ju nuk do të ndiheni aspak mirë me veten dhe do të ndiheni shumë të lodhur e të pa motivuar për të kaluar një ditë sa më aktive dhe me energji.

    Drejtojeni ju seksin

    A e dini se në një pozicion aktiv gjatë seksit, kur jeni ju partneri që drejtoni dhe bëni lëvizjet kryesore, harxhoni rreth 150 kcal në 30 minuta? Prandaj edhe seksi i mirë është një faktor shtesë për të rënë në peshë. Përveç kësaj, gjatë seksit çlirohet endorfina, hormoni i lumturisë,  i cili veç të tjerash ndikon edhe në largimin e toksinave nga organizmi.

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lifestyle07 Maj 2024
    Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Mendoni pak për fëmijërinë që keni kaluar… A e imagjinoni veten në një park lojërash vetëm, duke shpresuar që dikush t’ju afrohej?...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.