×
  • Vip
  • Vip

    Cilët ishin 18 këngëtarët që në kohë lufte ia dolën të bënin jehonë me këngën e tyre për paqe në Kosovë “Kosova Calls for Peace”

    FrontOnline
    02 Janar 2023

    Muzika e shpicës së emisionit “FAKTE” që gjithmonë e dëgjoni është fillimi i një kënge që me vete përmban një histori tejet të rëndësishme, ku lë gjurmë në kohët më të vështira të vendit tonë. Bëhet
    fjalë për këngën “Kosova Calls for Peace” që në shqip do të thotë “Kosova thërret për paqe”, e që
    për qëllim kishte t’i tregonte botës se në Kosovë po zhvillohej luftë e vërtetë dhe me krejt këtë të
    vërtetë Kosova kishte nevoj për paqe.

    Një ditë të vitit 1998, pasi ishte zhvilluar Beteja në Prekaz, një grup artistësh teksa po qëndronin në
    një kafene të Prishtinës kuptojnë se ishte e nevojshme dhe kishin potencial të bënin edhe ata diçka
    në të mirë të Kosovës. Së bashku me ta ishte edhe njeriu i afërt i presidentit Rugova, Adnan Merovci.
    “Ka ardhur koha që të bëhet një këngë për Kosovën. Një këngë bile në gjuhën angleze, e cila do ta
    sensibilizonte çështjen e Kosovës dhe të luftës”, u kishte thënë atë kohë Adnan Merovci shokëve të
    tij, këngëtarëve të mirënjohur tashmë, Sabri Fejzullahut e Sinan Vllasaliut, të cilët nuk ishin të
    vetmit në atë tavolinë.

    Kaq mjaftoi për t’ua ngjallur çdo emocion shokëve të tij për t’i ndihmuar në njëfarë forme Kosovës,
    e cila ishte duke përjetuar gjendjen më të rëndë ndonjëherë.

    Me orë policore e duke parë policët serbë kudo, e pasi kishim përjetuar humbjen më të madhe në
    vend, humbjen e pjestarëve të familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem
    Jashari, 18 këgëtarë, ku bënin pjesë fëmijë, të rinj e më në moshë ia dalin që me zërin e tyre, në
    patronatin e presidentit Rugova, t’i shërbenin diplomacisë publike të Kosovës në atë kohë.

    Kush ishin këta këgëtarë që morën pjesë në këtë këngë, i kujt ishte teksti, kush e mori përsipër
    regjinë e videoklipit, ku u xhirua, a u paguan këtë pjesëmarrës, e shumë detaje tjera mund t’i
    dëgjoni në rrëfimin ekskluziv të Producentit Ekzekutiv, Adnan Merovcit dhe autorit të kësaj kënge,
    Xhevdet Gashit.

    Linku në vazhdim:

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Sport10 Shtator 2024
    Edon Zhegrova ishte temë debati në ditët e fundit pasi u përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës sepse kishte dalë natën nga kampi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.