×
  • Vip
  • Vip

    “Kam mësuar shumë prej saj, ajo është motra ime” – Rita Ora flet për lidhjen e ngushtë me kolegen

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2022

    Rita Ora e sheh kolegen e saj në panelin e “The Masked Singer”, Davina McCall si një ‘motër’ pasi dyshja u afruan gjatë kohës që punonin në shfaqje.

    Këngëtarja 32 vjeçe, dhe ish-prezantuesja e Big Brother, Davina, janë shfaqur së bashku që nga sezoni i parë në 2020 dhe ato janë gati të marrin pjesë në serinë e katërt, e cila fillon të dielën (1 janar).

    Dhe ylli i popit Rita tha se ajo e respekton Davinën “aq shumë” pasi u hap për marrëdhënien e tyre, duke thënë për The Sun: “Kam mësuar shumë prej saj – ajo është motra ime”.

    “Kur mendoj për TV britanik, mendoj për Davinën. Ajo ka qenë në ekranin tim që kur mbaj mend. E respektoj shumë me atë që ka bërë”, tha ylli.

    Ndërkohë edhe prezantuesja tha se gëzon shumë respekt për artisten.

    “Ne e vlerësojmë njëri-tjetrin në një mënyrë shumë të bukur. Unë e dua shumë Ritën. Rita ndihmon në ngritjen e njerëzve. Unë kurrë nuk e dëgjoj atë të ulë njerëzit. Ajo është një person shumë, shumë i këndshëm, gjë që mund të jetë e rrallë në këtë industri”, tha Davina.

    “The Masked Singer” paraqet 12 aktorë të famshëm duke kënduar ndërsa maskohen me kostume ekstravagante dhe të egra, ndërsa një panel yjesh përpiqet të hamendësojë identitetin e tyre.

    Rita dhe Davina në sezonin e ri do të bashkohen në panelin e gjykimit nga Jonathan Ross dhe komediani Mo Gilligan, ndërsa Joel Dommett do të kthehet në detyrat e tij si nikoqir. /Telegrafi/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.