×
  • Sport
  • Sport

    Giresse: Duhej të kishim vetëm në humbje, do të ketë ardhje të reja te Kosova

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2022

    Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për portalin FrontOnline. Në mes të tjerash ai ka folur për jetën në Kosovë, për përshtypjet që ia ka lënë vendi ynë, për ndeshjet e zhvilluara gjatë vitit 2022, si dhe për ardhjet e reja te Kosova

    Ndonëse nuk ia doli ta kualifikojë Përfaqësuesen e Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve me kundërshtarë si Greqia, Irlanda e Veriut dhe Qipro, përzgjedhësi Alain Giresse është njëri prej njerëzve më të vlerësuar në vendin tonë. Shpresat për kualifikim të Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2024” vazhdojnë me ndeshjet e ciklit eliminator të vitit të ardhshëm, ku “Dardanët” kanë punë me Zvicrën, Bjellorusinë, Rumaninë, Andorrën dhe Izraelin.

    Trajneri nga Franca, i cili ka drejtuar edhe Senegalin, Tunizinë, Malin, Gabonin, disa skuadra në Francë dhe tani Kosovën, është rrëfyer në një intervistë të gjatë për portalin FrontOnline, në të cilën ai flet për jetën dhe për përshtypjet që ia ka lënë Kosova, për ardhjet e reja te Përfaqësuesja e Kosovës, si dhe për pritjet nga viti 2023.

    Kosovo boss Alain Giresse on September 27, 2022 - Sports Mole

    Giresse në mes të tjerash ka folur edhe për formën e skuadrës dhe disa rezultate të këtij viti.

    “Duhet të kishim vetëm një humbje, atë nga Greqia. Për ndeshjet e nëntorit, plani ishte të zbulonim futbollistë të rinjë, rezultatet s’ishin në plan të parë”, ka thënë Giresse, duke vazhduar:

    “Duhet të vazhdojmë të afirmojmë identitetin e përfaqësueses, në lojën e saj, gjendjen emocionale dhe në angazhimin e saj për të mbajtur fanellën e Kosovës”.

    Nga aventura në Ligën e Kombeve, te mikpritja e kosovarëve e ushqimi tradicional dhe ëndrra e madhe me Kosovën, ky është rrëfimi i Alain Giresset

    Tutje, ai tregon se do të ketë edhe ardhje të reja.

    “Nuk është vendosur ende grupi i futbollistëve për vitin 2023, do të ketë ardhje gradualisht”, deklaroi francezi për FrontOnline./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Situata rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, po ndryshon nga ora në orë. Nuk është shumë e qartë se çfarë...
    Lajme16 Maj 2024
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë...
    Lajme16 Maj 2024
    Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar...
    Lajme16 Maj 2024
    Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombëtarëve. Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se nëse do...
    Lajme16 Maj 2024
    Ish deputeti i Nisma-s, Bilall Sherifi ka shkruar për letrën e Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamentare ku thuhet se Qeveria po punon për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.