×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Mbappe flet për herë të parë për talljen që i bëri portieri i Argjentinës pas finales së “Katar 2022”

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2022

    Kylian Mbappe më në fund ka folur për talljen që i bëri portieri argjentinas, Emiliano Martinez, pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Francës.

    Mbappe shënoi një “hat-trick” në portën e Martinezit në finale si dhe një gol tjetër nga ekzekutimi i penalltive.

    Martinez pas triumfit në Kupën e Botës u tall në jo pak raste me yllin francez. Portieri i Aston Villa bëri thirrje për një “minutë heshtje” në dhomën e zhveshjes dhe u fotografua duke mbajtur një kukull me fytyrën e Mbappes në shpinë gjatë festimeve në Buenos Aires.

    Veprimet e tij u kritikuan menjëherë nga fansat dhe ekspertët. Trajneri i Villa, Unai Emery pranoi se ai do të fliste me Martinez për sjelljen e tij pas kthimit të tij në Villa Park.

    Mbappe ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë kësaj. Domethënë deri të mërkurën në mbrëmje.

    “Kam biseduar me të pas ndeshjes. E përgëzova. Për të ishte një objektiv jetësor. Edhe për mua, por humba, kështu që duhet të jem një sportist i mirë. Festat nuk janë problemi im, nuk humb kohë për gjëra të tilla të parëndësishme” – tha Mbappe për mediat franceze pas fitores së PSG-së ndaj Strasbourgut në Ligue 1, transmeton Demokracia.com.

    Mbappe shënoi golin vendimtar në fitoren e PSG-së të mërkurën mbrëma në minutën e fundit të shtesës nga penalltia./Demokracia.com/

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Sport26 Maj 2024
    Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor. Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një...
    Sport26 Maj 2024
    Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën franceze PSG-së, pranoi se është i...
    Sport26 Maj 2024
    Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3×3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit “Sport në Shkolla”. Organizimi i...
    Të tjera
    Vip26 Maj 2024
    Modelja e njohur, Hailey Bieber e ka ekspozuar barkun në rritje, teksa ajo dhe burri i saj Justin Bieber shijojnë udhëtimin në...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja shqiptare, Gresa Hoti sa ishte banore e edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, krijoi lidhje dashurie me Andi Artanin....
    Sport26 Maj 2024
    Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor. Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një...
    Sport26 Maj 2024
    Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën franceze PSG-së, pranoi se është i...
    Sport26 Maj 2024
    Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3×3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit “Sport në Shkolla”. Organizimi i...
    Sport26 Maj 2024
    Pas mbrëmjes së tij të fundit si trajner i Milanit, trajneri Stefano Pioli foli për media i emocionuar. Piol tha se do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.