×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora duket e mahnitshme teksa kalon Krishtlindjet në Londër

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2022

    Rita Ora dukej me humor të mirë teksa i kaloi Krishtlindjet në shtëpinë e saj në Londër me më të afërmit dhe më të dashurit e saj.

    Këngëtarja, 32 vjeçe, ndau disa foto të saj e ulur në divan, teksa kaloi një kohë cilësore me familjen e saj gjatë periudhës festive.

    Krijuesja e hiteve kishte veshur një bluzë ngjyrë bezhë dhe një palë xhinse, duke i kombinuar me çizme ngjyrë kafe të errët dhe një byzylyk.

    Në një pamje tjetër, Rita kishte veshur një bluzë të zezë me një stamp të “Mickey” Mouse.

    “’Gëzuar Krishtlindjet, në shtëpi për dimër. Paçi një ditë të bekuar të gjithëve që ju dua”, shkroi Rita në mbishkrimin e imazheve.

    Kjo vjen pasi bashkëshorti i Ritës, Taika, zbuloi se aktori Robert Pattinson luante mblesëri në lidhjen e tyre – duke i prezantuar me njëri-tjetrin gjatë një takimi me miq.

    Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte Ritën për tre vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin të takoheshin në vitin 2021.

    Duke folur në serinë Intervista të Louis Theroux, Taika tha se marrëdhënia e tij dhe Ritës funksionon sepse fillimisht ata ishin ‘miqtë më të mirë’.

    I pyetur për takimin e tyre të parë, Waititi i tha Theroux: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”.

    “Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Rob Pattinson. Ai e solli atë. Po bëja një BBQ të vogël dhe sapo biseduam u bëmë miq. Pastaj për tre vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë”, tha regjisori.

    “Ne ishim në marrëdhënie të ndryshme dhe sa herë që dilnim, e arrinim aty ku e kishim lënë, dhe ishte një miqësi e mirë dhe vendosëm ta prishnim të gjithën. Më pëlqen fakti që ne punojmë shumë, dhe të dy kemi punët tona dhe të pavarur, por jemi edhe miqtë më të mirë”, tha tutje ai.

    “Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re. Ata janë shumë larg, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme.

    “Ne të dy u rritëm të varfër në familjet e klasës punëtore, babai i saj zotëronte pijetore dhe ajo rrinte shumë në pijetore kur ishte fëmijë dhe nëna ime punonte në bare dhe shumë nga familja ime kënaqej në bare, kështu që unë isha në pube shumë si fëmijë. Sfondi i komuniteteve Maori është mjaft i ngjashëm me komunitetin kosovar, pasi ndjeshmëritë tona janë mjaft të përafruara, mendoj”, përfundoi Waititi.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Vip13 Shtator 2024
    Prej kohësh përflitej se autorja Olsa Muhameti do të largohej nga “Përputhen” për t’iu bashkuar stafit të “Big Brother VIP Kosova” —...
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Me shtimin e vransirave gjatë natës, nga pjesë perëndimore fillojnë të reshura shiu, që orëve të para të ditës së premte pritet...
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Poloni të enjten dhe u takua me udhëheqësit e vendit për të diskutuar mbi mbështetjen...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.