×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mihail Gorbaçov thotë se njerëzimi rrezikohet nga shfarosja totale

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov paralajmëron se njerëzimi rrezikohet nga shfarosja totale, nëse nis një luftë e re botërore.

    Në një intervistë për BBC, Gorbaçov kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të shkatërrojnë arsenalin e armëve bërthamore.

    “Për sa kohë që ekzistojnë armët e shkatërrimit në masë, sidomos ato bërthamoret, rreziku është kolosal. Të gjitha vendet, pa përjashtim duhet të vendosin shkatërrimin e armëve bërthamore”.

    Kur flet për rrezikun e një lufte të re botërore, Gorbaçov i referohet tensioneve tepër të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, e po ashtu edhe tërheqjes vitin e kaluar të Shteteve të Bashkuara nga pakti i armëve bërthamore, që ai e nënshkroi me Ronald Reganin në vitin 1987.

    “Në vende të ndryshme ka konfrontime me armë, avionë e anije dërgohen andej, këtej, kudo. Kjo nuk është situata që duam”.

    Komentet, ish-udhëheqësi sovjetik sot 88-vjeç i bëri këto paralajmërime në 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, që i dha fund luftës së ftohtë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave. E.G...
    Lajme03 Maj 2024
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e...
    Lajme03 Maj 2024
    Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, Lidhja Demokratike e...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.