×
  • Lajme
  • Lajme

    DnV: E pakuptimtë që në rrethanat aktuale të mbahen zgjedhjet në veri

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Që nga shpallja e datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore nga presidentja Vjosa Osmani, si rezultat i dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës – procesi i organizimit të këtyre zgjedhjeve është përcjellë me probleme të shumta.

    Procesi është përcjellë nga bojkotim i garës zgjedhore nga kandidatët e komunitetit serb, që në fakt përbën shumicën absolute të popullsisë në këto komuna.

    Dorëheqjet e zyrtarëve përkatës zgjedhor të këtyre komunave e kanë vështirësuar organizimin adekuat të këtyre zgjedhjeve.

    Ndërsa, rastet e djeshme të incidenteve dhe dhunës në atë pjesë kanë pamundësuar vazhdimin e përgatitjeve për administrimin e procesit zgjedhor.

    DnV rikujton që ndër parimet kryesore të zgjedhjeve është ‘votimi i lirë’.

    “Zhvillimi i të gjitha procedurave nën forca të shumta të sigurisë, si dhe nën kërcënim direkt të jetës së zyrtarëve zgjedhor, por edhe qytetarëve dhe kandidatëve, bie ndesh me këtë parim. Kësisoj, është e qartë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pothuajse të pamundur që të realizojë operacionet përkatëse zgjedhore për mbajtjen e rregullt dhe normale të këtyre zgjedhjeve. Madje, KQZ-ja e ka pasur të pamundur që një gjë të tillë t’a bëjë edhe me asistencën e Policisë. Bazuar në këtë situatë, është vështirë e besueshme që do të mund të garantohet siguri në këto komuna për qindra persona të angazhuar si staf zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, si dhe mijëra qytetarë me të drejtë vote. Për më tepër, probleme mund të ketë edhe me hapjen e vet qendrave të votimit”, thotë DnV.

    Në rrethanat aktuale të mungesës së sigurisë për stafin zgjedhor, mungesën e kandidatëve të komunitetit serb në garë, si dhe gjasave të pakta për pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje, DnV kërkon nga Presidentja e vendit që të iniciojë konsultimet me akterët relevantë për të shtyrë zgjedhjet në katër komunat veriore./Front Online

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Vip06 Maj 2024
    Dramat nga këngëtarja Fjolla Morina nuk kanë të ndalur. Pas shumë kohësh sërish mori vëmendje me një veprim. Në “Instastory”, ish-bashkëshorti Fisnik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.