×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Me fitore të thellë ndaj Zvicrës, Portugalia kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2022

    Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale.

    Kombëtarja iberike triumfoi 5:1 ndaj “helvetikëve”, raporton FrontOnline.

    Ramos hapi llogarinë në minutën e 17-të të takimit, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë aspak e favorshme për gol. 16 minuta më vonë, zviceranët i ndëshkoi edhe mbrojtësi me përvojë, Pepe që shënoi me kokë.

    Sulmuesi Ramos shënoi sërish në minutën e 51-të, kurse Guerreiro realizoi pas katër minutave golin e katërt.

    Zvicra u kundërpërgjigj për ta zbutur avantazhin me mbrojtësin Akanji në minutën e 58-të, por kjo ishte e tëra çfarë bën zviceranët.

    Nëntë minuta më vonë Ramos kompletoi het-trikun dhe vulosi epilogun përfundimtar të takimit.

    Në këtë sfidë për Zvicrën nga minuta e parë janë në fushë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

    Portugalia në çerekfinale do të ndeshet me Marokun./FrontOnline/

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë. Junikasi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.