×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush tjetër duhet të shkarkohet për vrasjen e Hamide Magashit në QKUK?

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2022

    Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është zotuar para familjes së Hamide Magashit, se s’do të lërë gurë pa lëvizur për zbardhjen e vrasjes së saj, institucionet e tjera nuk janë përgjigjur për këtë. IPK-ja nuk ka treguar nëse ka zyrtarë policor të tjerë të përfshirë, e as prokuroria nuk ka treguar nëse ka nisur hetimet për këtë.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka treguar nëse ka nisur hetimet ndaj 4 zyrtarëve policorë të suspenduar një ditë më parë, të implikuar në rastin e vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë, në oborrin e QKUK.

    Nga prokuroria, nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje. Njëjtë vepruan edhe për dilemën nëse kanë pranuar ndonjë raport nga Inspektorati Policor i Kosovës, për të gjeturat që çuan në suspendimin e zyrtarëve policorë të stacionit në Lipjan.

    Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, një rreshter dhe dy hetues policorë sipas IPK-së, po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, që ka të bëjë me urdhër mbrojtjen e Hamide Magashit, e vrarë nga ish-burri i saj.

    Në mesin e policëve të suspenduar është edhe vëllai i kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

    Përgjigje nuk kanë kthyer as nga IPK-ja, nëse ka zyrtarë policor të tjerë që janë duke u hetuar, për këtë rast.

    Avokati Florim Shefqeti, thotë se institucionet duhet të japin detaje të mëtutjeshme sa i përket këtij rasti, për shkak se sipas tij ende ka gjëra që nuk janë sqaruar plotësisht.

    “Secili person duhet të përballet me përgjegjësinë e tij, por në rastin konkret paraprake është fakti nëse policia kishte detyrim ta mbikëqyrte personin përmes vendimit të Gjykatës, duke qenë se përmes mbikëqyrjes elektronike nuk ka mekanizma zbatues”, ka thënë avokati Florim Shefqeti.

    Shefqeti tutje shton se në sistemin e drejtësisë, duhet të nisë së zbatuari masa e mbikëqyrjes elektronike, sidomos në rastet e dhunës në familje.

    “Ajo që është e fundit edhe ne disa herë në praktike kemi kërkuar nga Gjykatat, por nuk është aplikuar e që është rekomandim për MD, është për Akademinë e Drejtësisë, për Gjykatat e Prokurorinë, për avokatë që të kërkohet dhe shqiptohet kjo masë e mbikëqyrjes elektronike sepse edhe kursen buxhetin dhe është jashtëzakonisht efikase, sidomos në rastet e dhunës në familje”, shtoi ai.

    Gjatë së dielës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar në vizitë tek familja e 35 vjeçares, nga ku tha se do të punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

    Hamide Magashi, një ditë para se të lindte, u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili vrau edhe veten./RTV Dukagjini/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Kronika01 Maj 2024
    Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në...
    Front TV01 Maj 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , ka filluar protestën e sotme. Përmes pankartave ata kanë kërkuar realizimin e kërkesave...
    Kronika01 Maj 2024
    1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, njëherit anëtar nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë për FrontOnline thotë se deri më tani...
    Lajme01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme01 Maj 2024
    Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët. Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim. Kryetarja...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do...
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiq, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.