×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Gjyqësori është prodhuesi kryesor i dhunës pasi divorcet zgjasin deri në 7 vjet

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2022

    Arjeta Gashi nga Shoqata e Prindërve të Ndarë konsideron se pothuasje të gjitha vrasjet e grave në Kosovë kanë ndodhur pas divorcit.

    Gashi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se gjyqësori është prodhuesi kryesor i dhunës pasi divorcet formale zgjasin deri në shtatë vjet.

    “Të gjitha analizat që kemi bërë ne si shoqatë kanë rezultuar se pothuajse të gjitha vrasjet e grave në Kosovë kanë ndodhur pas divorcit apo ndarjes fizike”.

    “Shumica e divorceve ndodhin me armiqësi dhe janë të pakta rastet kur të dy palët pajtohen për ndarje. Mirëpo, të gjitha rastet që i kemi në shoqatë kanë përfunduar me armiqësi nga ana e ish-bashkëshortëve. Si shoqatë vazhdojmë ta potencojmë se prodhuesi kryesor i dhunës është gjyqësori”.

    Gashi, mes tjerash, tha se edhe vetë është kërcënuar brenda gjykatës nga bashkëshorti i saj, por se gjykatësi i ka thënë se nuk e ka dëgjuar, njofton Klankosova.tv.

    “Nuk mund ta fajësojmë çdo herë vetëm policinë, por në rastet kur një divorc formal zgjatë deri në 7 vjet dhe grave iu bie të takohen çdo muaj me ish-bashkëshortët e tyre ka bërë që shpeshherë të njëjtat të kërcënohen edhe brenda objektit të gjykatës” tha Gashi.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.