×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtari i Pejës zbulon rastin në detaje se si u sulmua nga nënkryetari i Trepçës: Ju jeni turpi i basketbollit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2022

    Në ndeshjen e djeshme mes Trepçës dhe Pejës, mbrëmë ndodhi një incident i madh, ku më pas ndeshja edhe u ndërpre, raporton FrontOnline.

    Poashtu, edhe autobusi i klubit pejan u sulmua në Mitrovicë, duke pasur dëme të mëdha.

    Tani, zyrtari i KB Pejës, Arbër Elshani ka zbuluar detaje tronditëse nga ky incident.

    Përpos ofendimeve e sharjeve, Elshani në rrjetin social “Facebook” ka zbuluar edhe se si u sulmua nga nënkryetari i klubit mitrovicas, Lindrit Misini.

    Shkrimi i plotë i Elshanit:

    Te nderuar miq,
    Mbreme ne Mitrovice, ne ndeshjen Trepca-Peja, prej momentit të parë kur kam arritur ne Minatori, jam share, pshtyer dhe ofenduar ne menyren me te ulet te mundshme. Per te mos mjaftuar kjo, pak para goditjes dhe bresherite e hudhjeve mbi banken e lojtareve, jam kapur nga prapa te krahet nga nje person, i cili duke me kapur nga prapa tinezisht me ka shtyer tek koridori qe dergon, tek zhveshtoret. Kur jam kthyer me fytyre nga ai e kam pare qe ky person eshte Lindrit Misini nënkryetari i KB Trepca, që pastaj bashkë me sigurimin privat 10 persona në total kanë filluar të më sulmojnë fizikisht ne te njejtën kohe edhe duke me ofenduar.
    I njejti njeri Lindrit Misini, pak para se te ndodhte kjo, ka shkuar te menagjmenti i klubit tone afer bankes, duke Ju drejtuar atyre me fjalet “JU VJERRI NE URE TE IBRIT”. Tani do i them edhe une disa fjale per kete rrugaq, drogirash dhe njeri te zene teper keq nga zinaja, qe cdo dite personi tij ben buje ne media per gjera kriminale. Ti Lindrit Misini, bashke me krejt ata qe i ki prapa vetem nje gje mbaje ne mend. As idene me te vogel nuk e ke se kend e ke kercenuar. Ti edhe krejt ata qe i ke shti mbreme me me shajt, interesohuni pak per mua se kush jam dhe nga vij. Nese te ka shkuar mendja me me frikesu, hiqe nga mendja sot. Nuk frikesohet ariu me shosh oh mjeran. Del andej nga Veselinovici, Radojcici se une jam Arber Elshani. Vij nga fshati Ozdrim i Pejes. Familja ime ka dhene njerez per kete vend, ka sakrifikuar teper shume per kete vend. Madje jo vetem ne luften e fundit, por ne secilen lufte qe nga koha e Ymer Prizrenit e kendej. Familja ime mundet dhe sigurisht jep prape per Qytetin e Mitrovices, edhe neser po te jete nevoja, po per njerezit si ti une dhe krejt neve pese pare nuk i jepim.
    Krejt Ju qe mbreme, i keni goditur lojtaret e KB Peja, ekspediten tone, autobusin e lojtareve duhet ta dini nje gje. Ju jeni turpi i basketbollit. Jo vetem mbreme por secilen ndeshje, deri sa une do te jem Drejtor i KB Peja, mund te kaloni mbi trupin tim te vdekur, e pastaj te vini te lojtaret e mi. S’ka pas shance nje lojtar te KB Trepca me prek dikush ne muajin tetor ne Peje, Ka ndodhur nje here ne maj prekja e Purvis dhe kemi reaguar sic eshte me se miri si klub. Une kurre s’i kam thene tifozeve te mi shajeni Lindrit Misinin ne kor. As s’kam bere snap duke e share askend e aq me pak nje shqiptar, e pastaj duke u zgerdhier. Une nuk i takoj ketij niveli. Thjeshte me vjen neveri me ate cka kam pare mbreme.
    Edhe njehere dua te jem i qarte. Une me u frikesu nuk di, pra hiqni dilemat reth kesaj pune, nderkaq per te tjerat informohuni me mire!
    Une jam Arber Elshani dhe pas meje vjen historia familjare me shekuj, per lirine e ketij vendi. Une armik e kam vetem Veselinovicin, Radojcicin dhe Rakicin!
    Urime 28 nentori te gjitheve!
    Sinqerisht
    AE“./FrontOnline/

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Superligën A të volejbollit duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...
    Vip07 Maj 2024
    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala. Artistja shqiptare me...
    Kronika07 Maj 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në tokën e tij, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.