×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Haxhiu për Trustin: Armend Muja po e shkel rregulloren, është njëjtë si shkelje e Kushtetutës

    Fortesa Shasivari
    23 Nëntor 2022

    Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional, pa mendim të Qeverisë iu është dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

    E ky Projektligj para se të shkoj në seancë, duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, brenda dy deri në katër javë.

    Afati për trajtimin e këtij Projektligji në komision përfundon të enjten.

    Bekim Haxhiu: Armend Muja po i shkel 21 mijë nënshkrime të qytetarëve për Trustin

    E për vonimin e sjelljes së tij në komision, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për Front Online, tha se fajtor është kryetari i komisionit Armend Muja.

    “Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, i ashtuquajturi deputet Muja, ai është duke e prolonguar qëllimisht kërkesën e qytetarëve për Trustin, ai është duke i shkelur mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët e kanë ri iniciuar Projektligjin për Trustin”, tha Haxhiu për Front Online.

    Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodh pas datës 24 nëntor nëse nuk trajtohet në komision ky Projektligj, deputeti Haxhu tha se kryetari i komisionit Armend Muja duhet të përgjigjet publikisht për shkeljen e rregullores së Kuvendit.

    “Rregullorja e parasheh që një Projektligj kur iu shpërndahet deputetëve duhet të trajtohet dy deri në katër javë. Me 24 bëhen katër javë pune që na u është shpërnda Projektligji dhe është data e fundit që do të duhet që sipas rregullores të trajtohet ky Projektligj.  Z. Muja duhet të përgjigjet publikisht pasi që shkelja e rregullores së Kuvendi është e barabartë me shkeljen e kushtetutës së Kosovës, shkelja e rregullores është më e rënd se sa të shkelet një ligji”, u shpreh ai për Front Online.

     Iniciuesi i peticionit për Trustin: Po e vonojnë qëllimshëm, do ti shkruajmë kryetarit Glauk Konjufca

     Se deputeti Armend Muja, është fajtor se Projektligji nuk po trajtohet në Komision e thotë edhe iniciuesi i këtij peticioni Adnan Jashari.

    “Shqyrtimi i Projektligjit ne komision parlamentar po vonohet qëllimshëm sepse kryetar i komisionit për Buxhet, Pune dhe Transfere është deputeti i VV-se Armend Muja! Projektligji ka shkuar në duar të deputeteve si dokument, tash është koha të shqyrtohet në komision parlamentar”, deklaroi ai.

    Jashari, tutje tha se nëse projektligji vonohet edhe më shumë, ata do t’i shkruajnë kryetarit të Kuvendit për t’i kërkuar sqarim.

    “Nëse do te këtë vonesa te vazhdueshme do t’i shkruajmë kryetarit te Kuvendit të Republikës seë Kosovës Glauk Konjufca dhe t’i kërkojmë sqarime se çfarë po ndodh që po vonohet ne shqyrtim projektligji”, tha Jashari për Front Online.

    Front Onlina ka kërkuar për disa ditë radhazi përgjigje nga Armend Muja për këtë çështje por ai nuk është përgjigjur.

    Për vonesën e trajtimit të Projektligjit për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Financa, FrontOnline, ka dërguar pyetje edhe në Kuvendin e Kosovës, por nuk kanë kthyer përgjigje./Front Online/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë me kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Macron ka kërkuar nga Netanyahu të arrijë marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një 40-vjeçar është therur me thikë sot në Fier, me ç’rast polici ka arrestuar një të dyshuar. Policia ka bërë të ditur...
    Sport05 Maj 2024
    Kanë përfunduar pesë përballjet e Albi Mall Superligë, të vlefshme për xhiron e 32-të. Kampioni në fuqi, Ballkani ka arritur të fitojë...
    Vip05 Maj 2024
    Aktori Bernard Hill, i njohur më së shumti për rolet në filmin e Titanikut dhe Lord of the Rings, ka vdekur në...
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.