×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shatri: Inflacioni ka arritur në 40 për qind, pagat e pandryshuara nuk e kanë më vlerën e njëjtë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2022

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, vlerëson se inflacioni në vend ka arritur në 40 për qind dhe jo 20 për qind siç sipas tij ka proklamuar Banka Botërore.

    “90 për qind e popullsisë që marrin një pagë që sillet dikur tek 500 euro tërë pagën mujore e shpenzojnë për të blerë artikuj të shportës. Kur e analizojmë tek ndryshimi i çmimit del se artikujt e shportës janë më shtrenjtë sesa 20 për qindëshi i publikuar nga Banka Botërore që i njëjti është proklamuar me inflacion prej 20 për qind”.

    “Realisht rritja e çmimeve aktuale është 40 për qind dhe po ashtu kemi rritje të çmimeve bazë që janë për investime kapitale si hekuri, betoni, rryma, bakri e të tjera”.

    Shatri, në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se paga e pandryshuar që nga viti 2020 nuk ka vlerën e njëjtë tani, njofton Klankosova.tv.

    “Të gjitha këto nënkuptojnë se vlera reale e një page të pandryshuar nga viti 2020 deri sot është shumëfish me e ulët. Më pak artikuj mund të blej një konsumator me pagën e njëjtë sesa në vitin 2020”, tha Shatri.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.