×
  • Vip
  • Vip

    ​Dua Lipa zbulon skuadrën të cilën do ta përkrah në Botërorin e Katarit

    FrontOnline
    15 Nëntor 2022

    Dua Lipa ka mohuar raportimet se ajo do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar të dielën.

    Këngëtarja tha se do të presë me padurim të vizitojë Katarin kur të ketë përmbushur të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut.

    Katari është kritikuar për qëndrimin ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikun e të drejtave të njeriut dhe trajtimin ndaj punëtorëve migrantë.

    Emra të tjerë të njohur, duke përfshirë Robbie Williams dhe Jung Kook të BTS, kanë vendosur të interpretojnë.

    Në shkurt 2021, “The Guardian” raportoi se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur në Katar që kur fitoi organizimin e Kupës së Botës.

    Lipa postoi një histori në Instagram të dielën, ku shkruhej: “Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg… Me dashuri, Dua”, ka shkruar ajo./FrontOnline/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    Edona James muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie. Ajo më një video që publikoi thotë të kundërtën. Edona,...
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), pritet që sot ta publikojë analizën titulluar “Regjistrimi i Popullsisë: Ndikimi në Financimin e Komunave”. Ngjarja...
    Lajme10 Shtator 2024
    Moti sot do të jetë kryesisht me shi dhe i vranët. Reshjet e shiut të shoqëruara me rrufe parashihen të përfshijnë të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Industri09 Shtator 2024
    Apple zyrtarisht e ka “përqafuar” inteligjencën artificiale me modelet e reja të iPhoneit, duke shënuar përpjekjen më të fundit për ta transformuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.