×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj punojnë me Daniel Craig për projektin e ri

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po bashkëpunon gjithnjë e më tepër me bashkëshortin e saj regjisor, Taika Waititi.

    Teksa së bashku do të prezantojnë të dielën eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, çifti kanë realizuar edhe një tjetër projekt së bashku.

    Bëhet fjalë për një reklamë të realizuar për vodkën e famshme “Belvedere”, me protagonist aktorin internacional Daniel Craig.

    Taika është kujdesur për regjinë e reklamës, gjersa Rita Ora është kujdesur për pjesën muzikore të saj.

    E lumtur për punën e përbashkët, Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga prapaskenat dhe një video të shkurtër të reklamës me Craig.

    “Urime Taika Waitit dhe Daniel Craig. Kaq e lumtur të isha pjesë e kësaj dhe të kompozoja një këngë me Kamille dhe Invisible Men Uk për ‘Belvedere’ dhe të argëtohesha me një prej reperëve të mi të preferuar të të gjitha kohërave, Giggs”, ka shkruar 31-vjeçarja në Instagram.

    Rita përndryshe pas mbarimit të MTV EMA 2022 do të fokusohet në muzikë, pasi ka premtuar që në janar do të sjellë albumin e saj të ri. /Telegrafi/

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Ish-banorja e BBVA-së Rike Roçi, ka hapur një pyetësor në rrjetin social “Instagram”. Nga shumë pyetjet që mori ishte edhe një rreth...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Vip09 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri po shijon pushimet. Por, pushimet s’janë e vetmja gjë që ajo po shijon. Bashkë me të...
    Të tjera
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Sport09 Shtator 2024
    Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media të dielën, për të folur mbi zhvillimet e fundit. Në këtë konferencë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur 5 ditë më parë në...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Ş., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shkollat ​​në disa qarqe të Kentakit mbyllen të hënën pasi kërkimet për një burrë të dyshuar se ka qëlluar me armë në...
    Sport09 Shtator 2024
    Pas largimit të Ilir Dajës nga Ballkani, skuadra kampione tani ka emëruar trajnerin e ri për vazhdimin e sezonës. Ashtu siç ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.