×
  • Vip
  • Vip

    Konfirmon Eduart Grishaj: Arbana Osmani do të prezantojë festivalin e RTSH-së

    FrontOnline
    10 Nëntor 2022

    Është përfolur në media se Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së, por deri tani nuk kemi patur asnjë konfirmim nga moderatorja (e cila të dielën e kaluar ishte e ftuar në e “Diell” dhe nuk u pyet për këtë çështje).

    Megjithatë partneri i saj Eduart Grishaj ka qenë ai që ka konfirmuar lajmin se Arbana dhe Edi do të jenë pjesë e festivalit të fundvitit.

    Ai për herë të parë si regjisor i këtij festivali dhe ajo si moderatore, shkruan Kryefjala.com

    I ftuar në programin “Ditë pas dite” Grishaj i është përgjigjur kureshtjes së moderatorëve se si ndihet për këtë hap të ri në karrierën e tij.

    ”E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë. Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”, ka thënë Grishaj.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Sport07 Shtator 2024
    Anglia ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Irlandës, ndeshje kjo e vlefshme për sezonin e ri të...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia është në panik, pasi sipas tij, “Shkolla ruse” për destabilizimin e...
    Opinione07 Shtator 2024
    Artan Nimani Më 7 shtator 1990, Kosova shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj, miratimin e Kushtetutës së...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i...
    Sport07 Shtator 2024
    KB Trepça ka arritur që të shënojë fitore me rezultat 85-76 ndaj Borës, ekipit të sapopromovuar në elitën e basketbollit ksoovar, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.