×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviq: Veriu i Kosovës po bëhet zonë me rrezik, ka banda të armatosura

    FrontOnline
    08 Nëntor 2022

    Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se veriu i Kosovës po bëhet një zonë me rrezik të tmerrshëm, teksa sipas saj KFOR-i ‘sigurisht që nuk do të merret me punën e policisë’.

    Ajo në një intervistë për televizionin serb “Nova S” ka vlerësuar se EULEX-i nuk ka policë të vet të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha vendet e policëve të nacionalitetit serb të cilët braktisën Policinë e Kosovës dhe as nuk ka mandat për t’i zëvendësuar ata, prandaj sipas saj “EULEX-i nuk mund të ofrojë siguri në mënyrë efektive”.

    Ajo tutje ka theksuar se tani mbetet të shihet nëse Prishtina do të dërgojë policë shqiptarë në veri të Kosovës.

    “Ekziston rreziku, sepse në veri të Kosovës, ajo që ne nuk duam ta themi dhe që vazhdimisht mundohemi ta fshehim, ka banda të armatosura që i ka futur (Milan) Radoiçiq. Nëse edhe ai vetë është i pranishëm, unë këtë nuk e di atë. Po dëgjoj se përveç grupeve të armatosura janë parë edhe anëtarë të grupit ‘Wagner’, por që nuk besoj se janë atje sepse ata janë mercenarë që aktualisht po luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga manjatë rusë. Nuk e di se cili manjat serb do t’i paguante nëse do të hynin në veri me detyrën për të luftuar”, tha Trajkoviq.

    Për policët serbë që dhanë dorëheqje dhe që ende janë të ulur në stacionet policore në veri të Kosovës, Trajkoviq vlerëson se ata tani janë “persona të ulur në stacione policore me ndonjë marrëveshje private”.

    “Nëse kanë dhënë dorëheqje dhe janë “zhveshur”, tani janë persona të ulur me ndonjë marrëveshje private, dhe kjo është shumë e rrezikshme dhe Mitrovica e di këtë. Kishim rastin edhe më herët kur serbët nga veriu i Kosovës donin t’i merrnin stacionet policore, do të thoja, pak në mënyrë të armatosur dhe kishte konflikte të mëdha në mes të bashkësisë ndërkombëtare dhe serbëve. Ato stacione policore janë shumë të rëndësishme dhe me të vërtetë mendoj se ky është një qëndrim krejtësisht i pamatur i atyre që e morën atë vendim”, tha Trajkoviq.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.