×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i dekoratave, planifikon t’i ndajë edhe 1 mijë të tjera

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Rreth 600 dekorata janë ndarë nga Presidenti Hashim Thaçi vetëm deri në dhjetor të vitit të kaluar. Përveç tyre, ai po planifikon që të ndajë edhe 1 mijë të tjera deri në përfundim të mandatit.

    Me numër më të madh dekoratash pas Thaçit renditet ish-presidentja Atifete Jahjaga, deri me më së paku ish-Presidenti Behgjet Pacolli. Sipas të dhënave të publikuara nga ZRPK’ja, të gjithë presidentët bashkë kanë ndarë mbi 1 mijë e 500 dekorata.

    Mbi 500 medalje, mirënjohje e urdhra janë ndarë nga Presidenti Hashim Thaçi për personalitete deri në fillim të vitit 2019. Në mesin e atyre që janë dekoruar përgjatë viteve janë edhe Majlinda Kelmendi, Rita Ora e Dua Lipa.

    Por, ky numër i të dekoruarve pritet të rritet edhe më shumë deri në fund të mandatit të tij.

    Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka shpallë tender në vlerë 170 mijë euro për furnizim me 1 mijë medalje. Këto dekorata Presidenti planifikon që t’i ndajë në tri vitet e ardhshme.

    Kështu është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar ZRPK’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

    Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, është bërë e ditur kompania që do bëjë furnizimin me medalje është “Gan Dizajn”.

    Kontrata është për një periudhë tri vjeçare, deri kur edhe do t’i përfundojë mandati presidentit aktual.

    “Sasia e planifikuar për tri (3) vite është një mijë (1.000) copë medalje, vlera totale në mjete monetare është 170,000. 00 euro”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës.

    Ndërkohë, sipas listave të publikuara në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës, që nga viti 2002 janë ndarë mbi 1 mijë e 500 dekorata, përfshirë mirënjohje, medalje, urdhra.

    Me më së shumti dekorata prin Presidenti aktual, Hashim Thaçi, pasuar nga ish-presidenja Atifete Jahjaga dhe Presidenti Historik, Ibrahim Rugova.

    Ish-Presidentja Atifete Jahjaga për katër vite sa ishte në krye të Presidencës së Kosovës ka ndarë 550 dekorata. Ndërkohë, Presidenti Historik, Ibrahim Rugova sa ishte në krye të Presidencës kishte ndarë 225 dekorata.

    Në mesin e personaliteteve që i kishte dekoruar Rugova janë edhe Bill Clinton , George W Bush, Jacques Chirak, Sekretari i OKB Kofi Annana, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, Bobe Doli, Hillary Clinton, Javier Solana dhe Tony .

    E në kohën e ish-presidentit Fatmir Sejdiu ishin ndarë vetëm 74 dekorata. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe Ibrahim Rugova dhe Joe Biden.

    Personalitet të njohura kishte dekoruar edhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi. Prej 32 dekoratave që i kishte ndarë, një prej tyre ishte për Presidentn e Turqisë, Recep Taip Erdogan.

    Presidenti që ka ndarë më së paku dekorata mbetet Behgjet Pacolli. Sa ishte në krye të Presidencës ai kishte ndarë vetëm një dekoratë. Ai në vitin 2011, i kishte ndarë medaljen ambasador nderi i Kosovës, Franz Anton Beckenbauer një medalje./Front Online/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar e ambasadorë të akredituar...
    Lajme27 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë, ku 27 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të tyre...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se presioni ndërkombëtar do të jetë i madh si për Kurtin ashtu edhe...
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.