×
  • Kronika
  • Kronika

    Aksion kundër drogës në Kamenicë: Dhjetëra paketime marihuanë të sekuestruara dhe një i arrestuar

    FrontOnline
    31 Tetor 2022

    Policia e Kosovës ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion kundër drogës në qytetin e Kamenicës, që ka rezultuar me sekuestruan e një sasie të marihuanës dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

    Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bastisja u krye në shtëpinë e J.M., te i cili sipas informacioneve të para janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, të ndara në dhjetëra paketime.

    Kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit u krye me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, me ç’rast u arrestua edhe personi i dyshuar.

    Përveç drogës, burimet thonë se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe dëshmi të tjera në lidhje me rastin.

    Pas arrestimit të të dyshuarit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohet. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ofruar përkrahje peticionit të qytetarëve për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes. Mbi 13 mijë qytetarë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tregoi se si është arritur...
    Sport10 Shtator 2024
    Reprezentuesi shqiptar Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin në Turqi tek ekipi i Bodrumsporit. Bodrumspor që momentalisht zë vendin e 14-të në elitën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.