×
  • Vip
  • Vip

    Vdes në gjumë aktorja e njohur

    FrontOnline
    13 Tetor 2022

    Aktorja amerikane Angela Lansbury, e njohur botërisht për interpretimin në serialin policor “Murder, She Wrote”, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

    E nominuar tre herë për çmimin Oscar, Lansbury pati një karrierë të gjatë 8 dekada në botën e kinemasë, televizionit dhe teatrit.

    E lindur në vitin 1925, ajo ishte një nga yjet e mbijetuara të së ashtuquajturës Epoka e Artë e Hollivudit.

    Portretizimi që Lansbury i bëri detektives së improvizuar Jessica Fletcher në serialin e sipërpërmendur i solli asaj miliona adhurues nga e gjithë bota.

    Ajo e mori rolin në fjalë në vitin 1984 dhe e mbajti për 12 vjet, periudhë gjatë të cilës u xhiruan plot 9 sezone. Përveç se të famshme, shfaqja e bëri atë një nga aktoret më të pasura të Shteteve të Bashkuara, me 100 milionë dollarë të ardhura.

    Familja e saj bëri të ditur se Lansbury ndërroi jetë në gjumë, kur ishte vetëm 5 ditë nga ditëlindja e saj e 97-të.

    Me të marrë vesh lajmin, fansa të shumtë bënë homazhe në yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud./Euronews.al

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Vip09 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri po shijon pushimet. Por, pushimet s’janë e vetmja gjë që ajo po shijon. Bashkë me të...
    Vip09 Shtator 2024
    Këngëtari i njohur Robert Berisha kohe me parë ka bërë publike lidhjen e tij me vajzën nga Ulqini, Anën. Çifti këtë sezon...
    Vip09 Shtator 2024
    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Françeska Murati për jetën e saj private tregon shumë pak në rrjetet sociale. Françska që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit. Rreth orës 09:00, në plazhin e...
    Sport09 Shtator 2024
    Qipro sot është nikoqire e Kosovës në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve. Selektori qipriot, Temur Ketsbaia i motivuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se dikur i kritikonin që investonin më shumë në komunat...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Divjakë. Sipas Policisë s së Shqipërisë, një 65-vjeçar ka rënë në kontakt...
    Vip09 Shtator 2024
    Këngëtari i njohur Robert Berisha kohe me parë ka bërë publike lidhjen e tij me vajzën nga Ulqini, Anën. Çifti këtë sezon...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar Institutin Albanologjik për hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Kurti iu ofroi mbështetjen e qeverisë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.