Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se në një lokal në Vushtrri kanë ofruar organizimin e lojërave të fatit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitë relevante policore kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes 1090 euro para të gatshme, një telefon dhe një kompjuter me që dyshohen se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit (online).
“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është nën hetime.