×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Xhaçka: Ka nisur puna për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike në Shqipëri

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Ka nisur puna konkrete për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike në Shqipëri.

    Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë seancës plenare, nga ku shtoi se ky proces ka nisur me mbështetjen e NATO-s.

    “Kanë ofruar pa diskutim gjithë gatishmërinë  e tyre për të mbështetur me ndihmë dhe masa konkrete Shqipërinë për të forcuar akoma më tej mbrojtjen e saj kibernetike dhe kapacitetet e saj në funksion të mbrojtjes kibernetike”.

    Xhaçka kërkoi nga kundërshtarët që rastet e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë mos të përdoren politikisht në kushtet kur cenohet siguria kombëtare.

    “Edhe kjo ngjarje po tentohet të kthehet në një çështje që po përdoret për debate politike dhe në funksion të agjendave partiake. Nuk e kuptoj këtë sjellje kur e krahasoj me reagimet solidare dhe mbështetëse që kanë ardhur nga partner dhe aleatë të cilët kanë qenë të informuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre në hetimin e këtij sulmi kibernetik”,ka thënë Xhaçka.

    Shqipëria u godit dy herë kibernetikisht nga Irani, duke detyruar qeverinë të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet. Opozitarët kanë bërë përgjegjëse qeverinë për mos marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e sistemeve shtetërore./tvklan.al/

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.