×
  • Lajme
  • Lajme

    Aplikimi në BE, ekspertët ia bëjnë me dije Kurtit: Është i pamundur

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Njohësit e procesit të integrimit, e konsiderojnë si të pamundur aplikimin e Kosovës për statusin e vendit të kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet anëtare.

    Se sa janë gjasat që Kosova të pranohet si vend kandidat në BE, njohës e marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehen skeptik.

    Njohësi i çështjeve, Dritëro Arifi, thotë se shtetet anëtare të BE-së kanë një lloj veto sa i përket pranimit të shteteve.

    Arifi thotë se duke e ditur që janë pesë vende mosnjohëse, praktikisht Kosova e ka të pamundur këtë proces.

    “Po çdo vend që ka një marrëveshje me Bashkimin Evropian siç është Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe bëhet adaptimi i ligjeve të Kosovës me ato të BE-së, ai vend që aspiron vlerat e Bashkimit Evropian, ka vend ta bëjë kërkesën për statusin e vendit kandidat, por pranimi i atij vendi bëhet vetëm në mënyrë unanime, që i bie se 27 vendet anëtare duhet të thonë Po, e që në Kosovë praktikisht nuk mund ta arrijmë sepse pesë vendet e BE-së nuk e njohin Kosovën”, thotë Arifi.

    Duke folur për këtë çështje, Arifi thotë se Kosova nuk humb asgjë nëse aplikon, por që vetëm përgjigje nuk do të marrë.

    “Kosova është e gatshme për ta bërë kërkesën por përgjigje nuk do të marrë sepse duhet unanimitet brenda Këshillit që një vend të ftohet për status të vendit kandidat. Jo nuk humb asgjë në këtë rast, por vetëm përgjigje nuk kthejnë”, u shpreh tutje Arifi.

    E njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, shprehet skeptik se një gjë mund të ndodhë, raporton EO.

    Krahas kërkesës për aplikim, Hoti thotë se duhet të merren edhe garanci nga shtetet anëtare, në mënyrë që Kosova mos të humb politikisht.

    “Kosova formalisht duhet të aplikojë në Këshillin e Bashkimit Evropian për anëtarësim, dhe pastaj ata e shqyrtojnë këtë aplikacion. Fillimisht Kosova duhet bëhet një vend kandidat, pastaj të hapen negociatat, mirëpo nuk jam shumë optimist”.

    “Ne mund të aplikojmë mirëpo nëse nuk kemi garancinë nga shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian që BE-ja do të lëvizë, atëherë humbja e një aplikacioni do të ketë pasoja politike për Kosovën, sepse ai do të merrej si dështim i Kosovës karshi procesit të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai./Front Online

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Bisedimet për armëpushimin janë afër kolapsit, i ka thënë Reuters një zyrtar i informuar mbi diskutimet. Ata thanë se kreu i CIA-s...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë...
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook thotë se sot në Leposaviq ka pasur tentativë...
    Lajme05 Maj 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot Poduejvën, me...
    Kronika05 Maj 2024
    Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”....
    Sport05 Maj 2024
    Granit Xhaka ka arritur të shënojë një super gol nga distanca ndaj Eintracht Frankfurtit. Po zhvillohej minuta e 12-të ku mesfushori kosovar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.