×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kjo është koha më e mirë për marrëveshje me Serbinë

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se koha më e mirë për marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues.

    Sipas tij, koha më e mirë që qeveria e Kosovës të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

    “Me qytetarët e Istogut shkëmbyem mendime për zhvillimet shumë të ndjeshme në vend. Shpreha habinë për mënyrën se si i trajton qeveria qytetarët e vendit, që u reflektua këto javë gjatë grevës së mësimdhënësve”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në respekt të plotë të sovranitetit dhe rendit kushtetues. Koha më e mirë që qeveria jonë të mos ketë dilema dhe të orientohet qartë drejt lidershipit amerikan për këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

    Me qytetarët e Istogut shkëmbyem mendime për zhvillimet shumë të ndjeshme në vend. Shpreha habinë për mënyrën se si i trajton qeveria qytetarët e vendit, që u reflektua këto javë gjatë grevës së mësimdhënësve.

    Ndamë shqetësimin për ndërprerjen e investimeve kapitale dhe investimeve në energji.

    Aleanca së shpejti do të paraqes zgjidhjet për temat kryesore në të cilat ka dështuar plotësisht qeveria aktuale. Për këtë kemi angazhuar ekspertët më të mirë që kemi, por dhe kemi kërkuar ndihmë nga të gjithë ata ekspertë që janë të gatshëm të kontribuojnë për programin e ardhshëm qeverisës.

    Gjithashtu sot pata nderin të pres disa familje të nderuara, të cilave ju urova mirëseardhjen në rrugëtimin e tyre politik në Aleancë.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.