×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deklaratë shokuese e ministres spanjolle: Fëmijët kanë të drejtë për marrëdhënie seksuale me kë të duan

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Një ministre në Spanjë ka sugjeruar në mënyrë tronditëse që fëmijët duhet të kenë lirinë për të pranuar marrëdhënie seksuale gjatë një interviste. Ministrja Irene Montero nga “Podemos” tha se “fëmijët kanë të drejtë për seks për aq kohë sa ata e pranojnë”.

    “Fëmijët duhet të kenë të drejtën të kenë marrëdhënie seksuale me kë të duan, për aq kohë sa ata japin pëlqimin”, tha ministrja, ndërsa parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm që fokusohet në pëlqimin seksual së fundmi. Vërejtjet e saj befasuese u bënë në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë debatit mbi ligjin pro-trans dhe abortit më 21 shtator.

    Deri më tani, tema e legjitimimit të pedofilisë në nivel politik ka qenë gjithmonë tabu, me përjashtim të partisë pedofile holandeze, e cila më vonë u shpërbë. Por fjalët e Monteros, një anëtare e së majtës, duken si një hap i qartë drejt pedofilisë së mbështetur nga shteti.

    Fjalët e sakta të partneres të Pablo Iglesias, themeluesit të “Podemos” ishin si më poshtë: “Të flasësh për edukimin seksual është e drejtë e djemve dhe vajzave, pavarësisht nga familjet e tyre, secili ka të drejtë të njohë trupin e tij, të dijë se si i rrituri nuk mund të prekë trupin e tyre nëse nuk dëshirojnë dhe të dijë se kjo është një formë dhune. Fëmijët kanë të drejtë të dinë se mund të duan ose të kenë marrëdhënie seksuale me këdo që duan, përderisa ato bazohen në pëlqimin, dhe këto janë të drejta që duhen njohur, por ju (duke iu referuar Partisë Popullore dhe ekstremit të djathtë Vox), pranojeni, ju pëlqejnë modelet e tjera të shoqërisë që nuk bazohen në të drejta./FrontOnline/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Australia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj udhëheqësit rus të bandës së krimit kibernetik “LockBit”, thanë të martën autoritetet britanike...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.