×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitalet me mungesë të madhe të anesteziologëve, disa reparte rrezikojnë të mbyllen

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Hall për shëndetësinë kosovare po del të jetë mungesa e anesteziologëve.

    Numri i vogël i tyre, nuk po mjafton për t’i kryer shërbimet në spitalet e Kosovës.

    Një problem i tillë, është në Spitalin e Gjakovës e të Ferizajt.

    Në atë të parin, janë vetëm 5 anesteziolog, ani pse kanë nevojë së paku për 10 sosh.

    Kështu ka thënë për Front Online, drejtori i Spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari.

    “Po momentalisht janë pesë anesteziologë. Kërkesat janë për 10 minimumi. Ne kërkesa kemi bërë vazhdimisht edhe ministrisë, edhe bordit të SHSKUK-së”, tha ai për Front Online.

    Përveç kësaj, Zarari thotë se në Gjakove po rrezikohen të mbyllen tri reparte.

    “Po rrezikohen të mbyllen tri reparte, pasi funksionojnë vetëm me nga një specialist, reparti i Pulmologjisë, ORL-së, oftalmologjisë”, deklaroi drejtori i spitalit në Gjakovë.

    Edhe pse i ka mbi 6 reparte, Spitali i Ferizajt i ka vetëm katër anesteziologë.

    Drejtori i këtij spitali, Selajdin Sallahu ka thënë për Front Online se me këtë numër, kërkesat janë të mëdha.

    “Anesteziolog i kemi katër në Spitalin e Ferizajt, por me numrin e intervenimeve dhe ndërhyrjeve ka kërkesa për më shumë. Spitali e ka kirurgjinë, gjinekologjinë, internon, pediatrinë, emergjencën dhe ambulancën specialistike, dhe hemodializa me transfuzion”, u shpreh Sallahu.

    Ai thotë se e kanë lënë punën shefi i gjinekologjisë për të filluar në privat, si dhe një doktoreshë.

    “Po kemi pasur mjek që e kanë lënë punën, është shefi i Gjinekologjisë ka kalu në spital privat, është edhe një gjinekologe, edhe ajo e ka lënë punën”, tregoi Sallahu.

    Gjatë periudhës nëntë mujore të vitit 2022, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë larguar 10 anesteziologë.

    E kjo, po pretendohet se mund të jetë për shkak të kushteve të punës.

    Ligji i Pagave që parasheh rritje për punonjësit e sektorit publik, aktualisht është në procedurat e konsultimeve publikë, që do të zgjas deri më 6 tetor.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se ky projektligj do të dalë në miratim së shpejti./Front Online/

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.