×
  • Lajme
  • Lajme

    Balje: Nuk u takova me Abdixhikun për të kaluar në LDK, do të qëndroj në VV

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje sot është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

    Temë e takimit siç u bë e ditur ishte thellimi i bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së, raporton Front Online.

    Lidhur me takimin e saj më Abdixhikun dhe mundësinë e kalimit të Baljes në këtë parti, për Front Online ka folur vet deputetja, Duda Balje.

    “Nuk kemi diskutuar asgjë për kalimin në LDK, nuk ka qenë absolutisht temë kalimi në LDK nga koalicioni”, ka thënë Balje për Front Online.

    Ajo, ka treguar se takime të tilla do të ketë edhe me partitë e tjera.

    “Ne kemi planifiku me vizitua edhe PDK-në, edhe AAK-në, edhe Vetëvendosje pra të gjitha partitë”, është shprehur Balje, për Front Online.

    Balje, ka treguar edhe arsyen se përse e ka vizituar të parën LDK-në.

    “Unë sot kam qenë aty si kryetare e Unionit Socialdemokrat dhe kemi pas një takim shumë të mirë, shumë transparent, kemi biseduar për problemet politike dhe kemi biseduar për mundësinë për bashkëpunim sepse LDK-ja është partia më e vjetër dhe ne kemi edhe interesa të përbashkëta”, ka thënë ajo për Front Online

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Unioni Social-Demokrat (SDU) e Duda Baljes lidhen marrëveshje koalicioni pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, 2021./Front Online

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    "Përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat...
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Dy ditë pas lindjës së fëmijës një grua është larguar nga puna. I është bërë presion brutal që të jepte dorëheqje vullnetare,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë...
    Lajme07 Maj 2024
    Një vajzë nga Shtimja ka sulmuar me thikë babanë saj. Pas një mosmarrëveshje mes tyre, mbrëmë rreth orës 21 është njoftuar policia...
    Sport07 Maj 2024
    Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Paris Saint-Germanit dhe Borussia Dortmundit në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Gjermanët në këtë sfidë...
    Lajme07 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u regjistruar, pasi sipas tyre është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.