×
  • Kronika
  • Kronika

    Zbulohet se kush është i dyshuari nga Istogu që e rrahu shitësin e marketit veç pse s’i dha ‘veresi’

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Një përleshje  ka ndodhur dje në një market në fshatin Kaliqan të Istogut, ku një qytetar e sulmoi fizikisht shitësin, pasi ky i fundit nuk i dha gjësende ‘veresi’. Pas një debati verbal, ata u kapën, me ç’rast u nevojit ndërhyrja e Policisë që arrestoi më pas të dyshuarin.

    Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari që shkoi id dehur në market dhe sulmoi shitësin është Afidon Ukaj, 40-vjeçar. Përveç veprës penale të sulmit, ai dyshohet edhe për “Asgjësimi apo dëmtim të pasurisë”, prandaj Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim polcior,

    40-vjeçari po dyshohet se e ka rrahur shitësin e marketit, duke e grushtuar, pasi ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jap disa gjësende që i kishte kërkuar ‘veresi’.

    Për pasojë, pas një përplasje verbale, ai iu vërsul viktimës dhe përveç që e sulmoi fizikisht, ia demoloi edhe një pjesë të marketit.

    Përballë kësaj situate, shitësi njoftoi menjëherë Policinë, me ç’rast një njësi policore doli në vendin e ngjarjes, ku edhe u kap i dyshuari.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër do të organizojë një ceremoni e cila i dedikohet shkatërrimit të armëve të konfiskuara. Në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se deri tani i kanë nënshkuar katër marrëveshje me...
    Sport11 Shtator 2024
    Vetëm një muaj pas përfundimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, Distria Krasniqi po vazhdon rrugën për medalje tjera olimpike. Puna tani më...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se premtimi i Qeverisë Kurti për ndaljen e “gjakderdhjes financiare”...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.