×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon klinika për trajnerët e basketbollit

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Të dielën (sot) ka përfunduar Klinika për Trajnerët e Basketbollit, që u organizua nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

    Në këtë Klinikë, për dy ditë me radhë, kanë ligjëruar trajnerët e mirënjohur, Oktay Mahmuti dhe Jukka Toijala, përcjell FrontOnline.

    Ata për dy ditë kanë ligjëruar para trajnerëve kosovarë, ku numri i tyre ishte mjaft i madh.

    Në ditën e dytë, sot, Mahmuti ka ligjëruar me temën Sulmi Pick & Roll. Ai me përvojën e tij shumë vjeçare ka treguar se si sulmi të jetë më i suksesshëm. Në fund ka dhënë mesazh për trajnerët që të punojnë sa më shumë për të pasur suksese.

    Toijala ka ligjëruar me temën Ndërtimi i Koncepteve të Sulmit të Përfaqësueses së Estonisë.

    Ligjëratat nga Mahmuti dhe Toijala janë mirëpritur nga trajnerët e pranishëm, duke u vlerësuar si shumë të nevojshme për zhvillim sa më profesional. Mahmuti ka përvojë të gjatë në basketbollin evropian, si një trajner shumë i suksesshëm në Euroligë dhe me shumë trofe të fituar në Turqi, kurse Toijala është përzgjedhës i Estonisë./FrontOnline/

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Një ankues mashkull ka deklaruar se ka pranuar dhunë psiqike nga një femër, shkruan FrontOnline. Rasti ka ndodhur dje në Malishevë rreth...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth mesnatës në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për...
    Lajme27 Prill 2024
    Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për "progres të shpejtë...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Lajme27 Prill 2024
    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë...
    Sport27 Prill 2024
    Trajneri, Ismet Munishi i ftuar në “Blic Interview” ka folur për shumë tema rreth futbollit kosovar, ku ndër të tjerash u ndal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.