×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Qeveria s’i ka zbatuar projektet e veta kapitale dhe i ka penguar komunat për të kryer projekte

    FrontOnline
    24 Shtator 2022

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se qeveria i ka penguar komunat për të bërë investime kapitale në dy mënyra.

    Hoti ka shkruar në Facebook se Ministria e Financave ua ka vonuar me muaj bartjen e mjeteve komunave.

    “Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka thënë se qeveria e ka mbajtur të bllokuar OSHP-në duke bllokuar kështu edhe projektet kapitale.

    “Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale”, ka thënë ai./Front Online

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Prill 2024
    Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina ka folur rreth tenderit që ka hapur komuna e Prishtinës në muajin prill, e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ilir Peci, kryetar i Zveçanit për FrontOnline deklaron se mbajtja e votimeve ishte një mundësi e dhënë për votuesit e asaj pjese....
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është e përcaktuar që Kosova duhet që draft-statutin e...
    Lajme28 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen pse Serbia nuk është ndëshkuar...
    Lajme28 Prill 2024
    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa...
    Lajme28 Prill 2024
    Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Lajme28 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, sot do të mbajë konferencë për medie në lidhje me disa zhvillime në Komunën e Prishtinës. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.