×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes Hykmete Bajrami dhe Visar Ymeri për pozicionin e LDK-së karshi grevës në arsim

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Hykmete Bajrami nga LDK dhe ish-deputeti Visar Ymeri kanë debatuar në lidhje me qëndrimin e LDK-së në raport me grevën e SBASHK-ut.

    Bajrami ka theksuar se LDK e përkrahë grevën e sindikalistëve.

    Por ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Visar Ymeri i cili e ka konsideruar pozicionin e LDK-së jo të natyrshëm duke pasur parasysh orientimin e saj të djathtë.

    “Një dukuri abnormale në Kosovë është orientimi politik i tyre. Një parti e djathtë si LDK nuk do të duhej ta përkrahte grevën e sindikatave në asnjë metodë dhe nuk do të duhej të kishte marrëdhënie të mira me sindikatat pasi do të duhej të ishte parti pro-biznes”, deklaroi Ymeri.

    “Unë po mendoj se qasja e LDK, në krahasim me të kaluarën e bënë këtë qëndrim jo të sinqertë dhe kjo i bie se mbështetje ndaj grevës po bëhet për arsye politike”, shtoi ai.

    Ymeri më tej thotë se LDK duhet të tregojë nëse është për investime kapitale apo për të shpërndarë mjetet që i janë grumbulluar qeverisë te sektori publik përmes plotësimit të kërkesës së grevistëve.

    Në përgjigjen e saj deputetja e LDK-së, ka thënë se Qeveria deri më tani ka shpërndarë sasi të mëdha parash te populli pa kurrfarë kriteri.

    “Kujtojmë këtu shpërndarjen e 100 milionë eurove, ku nga 100 euro u janë dhënë edhe atyre që nuk e kanë nevojën”.

    “Rreth 300 milionë euro më shumë janë grumbulluar në bilancet bankare si pasojë e inflacionit, të cilat duke qëndruar dhe duke mos u shfrytëzuar ato para janë duke u zhvleftësuar”, shtoi Bajrami.

    “A po thoni që këto para të shpërndahen në kategori të ndryshme sociale?”, i është përgjigjur Ymeri.

    “Ne kemi parë ngecje në investime kapitale. Deri në fund të vitit këto para që kanë mbetur nuk kanë shanca për t’u shfrytëzuar. Këta është dashur të bëjnë rishikimin e buxhetit dhe të rialokojnë mjetet financiare”, ka thënë Bajrami.

    Ymeri nga ana tjetër thotë se edhe ulja e taksave edhe rritja e pagave dhe shpenzimeve nuk mund të bëhen.

    “Po të kishim dëgjuar propozimin e LDK-së, sot nuk do të kishim mundësi të grumbullonim këto mjete dhe as të plotësonim këto kërkesa të grevistëve”, tha Ymeri.

    “Po të kishin dëgjuar propozimet tona, sot nuk do të kishte nivel të tillë inflacioni”, i është përgjigjur Bajrami, Ymerit. / RTV Dukagjini/

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.