×
  • Lajme
  • Lajme

    BE e mohon dokumentin e dialogut: Kurrë s’kemi parë diçka të tillë

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Edhe Brukseli e ka mohuar ekzistencën e dokumentit non-paper që u quajt si kornizë e re për dialogun, i cili u publikua në median online “Albanian Post”.

    Zëdhënësi për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë të BE-së, Peter Stano ka thënë se ajo që është publikuar, nuk është e vërtetë.

    “Zakonisht, ne nuk komentojmë dokumente që publikohen në media të supozuara si të BE-së. S’e komentojmë as autenticitetin e as përmbajtjen, por në këtë rast, ajo që është publikuar nuk është e vërtetë. Kurrë s’e kemi parë një dokument të tillë më herët dhe nuk ka rrjedhur nga ekipi i BE-së për dialogun”, ka thënë ai për Prishtina Insigh, transmeton Gazeta Express.

    Gjithashtu, Qeveria Gjermane në një përgjigje për Gazetën Express ka demantuar se qëndron prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiqit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd, bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

    Vërtetësia e këtij dokumenti është demantuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

    Në një konferencë për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dokumenti i publikuar nuk ka autorësi, duke refuzuar të flas më shumë.

    Po ashtu, edhe eksperti austriak dhe eksperti i Ballkanit Perëndimor, Florian Biber ka shprehur dyshime për vërtetësinë e dokumentit të publikuar.

    Ai ka thënë se e sheh si shumë të dyshimtë origjinën e rrjedhjes së tij.

    “Përmendja e njohjes së Serbisë si lider regjional, nuk kishte fare kuptim”, ka shkruar ai.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat në këtë qytet është shqetësuese. Ai tha se Ferizaj...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë. Aty ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i...
    Të tjera
    Vip27 Prill 2024
    Rihanna shfaqi dekoltenë e saj me një fustan ngjyrë rëre në një event të lançimit të markës së saj Fenty Beauty në...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri...
    Lajme27 Prill 2024
    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për libero ka rrëfyer për vitet e luftës në Kosovës. Ai ka treguar se...
    Lajme27 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të...
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.