×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE regjistron zjarret më të këqija pyjore që nga viti 2006

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Bashkimi Evropian po përjeton zjarret më të këqija në pyje gjatë këtij viti, që nga fillimi i regjistrimeve të tyre në vitin 2006, deklaroi sot Komisioni Evropian.

    “Ne po përballemi me një verë të vështirë në Evropë, ku këtë vit, deri më tani janë djegur më shumë se 700,000 hektarë”, tha në një deklaratë Janez Lenarčič, komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave.

    Franca dhe Spanja janë ndër vendet më të goditura nga zjarret këtë vit.

    “Këtë vit, Franca ka humbur tashmë dyfishin e sipërfaqes nga zjarret në pyje krahasuar me vitin 2021, Spanja më shumë se trefishin”, sipas shifrave të BE-së.

    “Pesë vende të ndryshme u kanë bërë thirrje shteteve të tjera të BE-së për ndihmë që nga fillimi i verës për të luftuar zjarret”, sipas komisionit.

    Kjo bëri që gati 370 zjarrfikës, 29 avionë dhe tetë helikopterë të vendosen në të gjithë Evropën për t’iu përgjigjur emergjencave.

    Për më tepër, 150 zjarrfikës nga Bullgaria, Rumania, Gjermania, Franca, Finlanda dhe Norvegjia po mbështesin vendasit, Greqinë në korrik dhe gusht.

    Pas sezoneve veçanërisht shkatërruese të zjarreve në vitet e fundit, BE-ja ka punuar për të përmirësuar kapacitetet e saj për t’iu përgjigjur zjarreve të mëdha më shpejt dhe përtej kufijve.

    Vendet e BE-së mund të kërkojnë ndihmë për të luftuar zjarret në pyje përmes të ashtuquajturit “Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së”, një platformë që synon koordinimin dhe ndarjen e burimeve emergjente.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës janë dy interpelanca. Fillimisht do të zhvillohet interpelanca me ministrin...
    Të tjera
    Kronika02 Maj 2024
    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj...
    Lajme02 Maj 2024
    Në Belgjikë, ditëve të fundit po diskutohet ndërtimi i një burgu në Kosovë, i cili do të shërbente për drejtësinë belge për...
    Lajme02 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane. Ai është shprehur se...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurthemeli i dy klinikave. Sipas njoftimit, ShSKUK-ja do të...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Lajme02 Maj 2024
    Mentor Arifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.