×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nipi i Mandelës së Elbasanit, ky është 18-vjeçari që vrau Madrit Ulqinakun

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Abcnews.al ka siguruar foton e 18-vjeçarit Horgito Peqini, i cili dyshohet si autori i vrasjes së mbrëmshme në qytetin e Elbasanit.

    Një natë më parë pranë stadiumit “Elbasan Arena’ u qëllua me armë zjarri 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

    Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arrestoi 18-vjeçarin Ejden Dino.

    Lidhur me këtë ngjarje policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Horgito Peqinin i cili është nip-i i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.

    Ndërkohë në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori tjetër, Klaudjan Sallufi, 33 vjeç.

    Paraditen e kësaj të enjte, policia u rikthye sërish në vendngjarje për të siguruar prova të reja.

    Madrit Ulqinaku ndërroi jetë në vend, pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali ku po konsumonte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

    Ai nuk ishte person me precedent penalë. Kohët e fundit jetonte mes Italisë dhe Elbasanit.

    Ngjarja, sipas policisë ndodhi pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar, Horgito Peqini mendohet të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për t’u fshehur. Ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në sherr. /Abcnews.al

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Lajme28 Prill 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. SHBA...
    Sport27 Prill 2024
    Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara. Por, meçi nuk...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezajt mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident. Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.