×
  • Vip
  • Vip

    TikTokeri më i ndjekur në botë merr nënshtetësinë e shumëdëshiruar italiane

    FrontOnline
    18 Gusht 2022

    Khaby Lame merr zyrtarisht nënshtetësinë italiane

    “Betohem se do të jem besnik ndaj Republikës dhe do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e shtetit”, tha përpara zyrtarëve të Komunës së Chivassotit Tiktokeri më i ndjekur në botë.

    I lindur në Dakar dhe emigruar me familjen e tij kur ishte vetëm një vjeç, ai arriti majat popullaritet falë rrjetit social, në të cilin numëron 142.4 milionë ndjekës.

    Khaby Lame e mori në një farë mënyrë njoftimin për dhënien zyrtare të shtetësisë në fillim të qershorit. Ishte nënsekretari i Brendshëm, Carlo Sibilla ai që e dha lajmin:

    “Dekreti për dhënien e nënshtetësisë italiane ka dalë në fillim të qershorit nga Ministria e Brendshme. Do të kontaktoheni së shpejti nga Institucionet vendore për ceremoninë e betimit”, shkroi ai në Tëitter.

    “Nuk është e drejtë që një person që jeton dhe rritet me kulturën italiane për kaq shumë vite dhe është i pastër, nuk ka ende sot të drejtën e nënshtetësisë. Dhe nuk po flas vetëm për veten time”, tha Khaby në një intervistë.

    Dhe sot Khaby bëri betimin përpara kryebashkiakut të Chivasso-s, komunës ku u rrit. Ai mori si dhuratë një kopje të Kushtetutës dhe një simbol të qytetit. “Jam shumë krenar. Jam ndjerë italian edhe para ditës së sotme sepse jam rritur këtu. Por ndjej një përgjegjësi të madhe për betimin që kam bërë, nuk janë fjalë në erë”, tha ylli 22-vjeçar i TikTok./FrontOnline/

     

     

     

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezajt mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident. Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve...
    Vip27 Prill 2024
    Talenti dhe pasioni i Dafina Zeqirit për muzikën nuk njeh kufij, dhe kjo vërtetohet sërish me publikimin e këngës së saj më...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtarja shumë simpatike, Era Istrefi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Para ca ditësh, Era solli edhe një këngë tjetër...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa...
    Lajme28 Prill 2024
    Javën e kaluar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, u organizua votimi për largimin ose jo të katër kryetarëve aktual....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Lajme28 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, sot do të mbajë konferencë për medie në lidhje me disa zhvillime në Komunën e Prishtinës. Sipas...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Lajme28 Prill 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. SHBA...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.