×
  • Kronika
  • Kronika

    ‘I kam 50 euro, hajde ndalemi diku’, taksisti ngacmon të miturën në Prishtinë

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Një taksist ilegal në Prishtinë e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

    Ngjarja ka ndodhur brenda veturës me të cilën i dyshuari kryen shërbimet për taksi ilegal në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë.

    Në praninë e prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, vajza e mitur ka rrëfyer në Polici gjithë tmerrin që përjetoi nga shoferi 36-vjeçar, i cili për më tepër nuk ia kishte ndalur veturën që të zbriste.

    17-vjeçarja ka deklaruar se gjatë kohës që po udhëtonte me taksi ilegal për në Fushë Kosovë, shoferi e kishte ngacmuar me fjalët ‘i kam 50 euro, hajde ndalemi diku’, duke aluduar në krijimin e një raporti intim me të miturën.

    Pos kësaj, ai kishte vazhduar ta ngacmojë edhe me fjalë të tjera, çka sipas Sinjalit, bëri që 17-vjeçarja të kërkojë që të zbres menjëherë nga vetura. Por i dyshuari nuk kishte përfillur kërkesën e saj, duke mos e ndalur veturën fare. Duke parë rrezikun që i kanosej, e mitura kishte vendosur që të kërcej nga vetura gjatë kohës që ajo ishte në lëvizje

    Ngjarja tronditëse ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30.

    Më pas ai është arrestuar dhe pas intervistimit është vendosur të jetë në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Prishtinë, 15.08.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimen e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër rrugës për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.