×
  • Lajme
  • Lajme

    Reduktimet e rrymës në Kosovë bëhen lajm edhe në mediat ndërkombëtare

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Mediat prestigjioze ndërkombëtare i ka kanë dhënë hapësirë krizës së Kosovës me rrymën, pas njoftimit se do të ketë reduktime në vend.

    Britanikja The Guardian shkruan se në shtetin ballkanik konsumatorëve u është thënë se do të kenë gjashtë orë energji elektrike të shoqëruara me dy orë pauza.

    “Rritja e çmimeve ndërkombëtare të energjisë ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në Europë, derisa Kosova tha se nuk mund të përballojë më të importojë energji elektrike, duke shtuar frikën se tensionet me Rusinë do ta zhysin kontinentin në krizë këtë dimër”, thuhet në artikull.

    Po ashtu, ky medium shkruan edhe për kapacitetin e prodhimit vendas të Kosovës, duke shtuar se i gjithi vjen nga termocentralet me qymyr “shumë ndotës” e cili mjafton vetëm për të plotësuar rreth dy të tretat e kërkesës.

    Si kontekst, ky medium shkruan se kriza e energjisë vjen në sfondin e rritjes së tensionit me Serbinë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente.

    “Derisa Kosova është një nga vendet më të vogla dhe më të varfra të Europës, vendimi për reduktime do të shtojë frikën se edhe vendet e tjera europiane mund të detyrohen të ndjekin shembullin. Çmimet e larta të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë bërë që liderët europianë të përpiqen të bien dakord për një plan shumëpalësh për të reduktuar përdorimin e gazit, duke përfshirë potencialisht edhe përdorimin racional”.

    Po ashtu, edhe Reuters shkruan për krizën, por duke raportuar edhe për anulimin e përkohshëm të vendimit për reduktime pasi kishte arritur të siguronte energji elektrike nga Shqipëria fqinje, megjithëse nuk tha se sa do të zgjaste marrëveshja, raporton Express.

    “Nëse tani kemi ndërprerje, çfarë do të ndodhë në dimër? A do të ngrijmë?” tha prishtinasi Milaim Berisha për Reuters.

    Ndërprerje të ngjashme të energjisë u vendosën edhe dhjetorin e kaluar, kur konsumi u rrit në nivele rekord pasi temperaturat ranë nën zero.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Lajme07 Maj 2024
    Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë regjistrimit të...
    Lajme07 Maj 2024
    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.