×
  • Sport
  • Sport

    Ashtu siç raportoi FrontOnline, FFK-ja nuk arriti dot marrëveshje me BKT-n, tash i ndan vet çmimet për “Yllin e Javës”

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Më 10 gusht, disa ditë para fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll, FrontOnline raportoi ekskluzivisht se Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka arritur marrëveshje me BKT-n për sponsorizim në këtë kampanjë.

    Ekskluzive: Federata e Futbollit e Kosovës nuk arrinë marrëveshje sponsorizimi me BKT-n

    Ashtu siç raportoi portali, palët nuk kanë mundur ta arrijnë marrëveshjen, andaj kampionati elitar i futbollit në vend do të quhet vetëm “Superliga e Kosovës” dhe jo “BKT Superliga” sikurse në edicionin paraprak.

    Madje, dje (e hëne), FFK-ja në rrjetin social “Facebook” ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” për Christian Mba e Trepçës ’89, gjë të cilën e kryente banka në fjalë në edicionin e kaluar.

    Bashkëpunimi mes FFK-së dhe bankës në fjalë ishte i mirë, derisa sponsori ndante edhe çmimet për futbollistin më të mirë të javës pas çdo xhiroje.

    Nuk dihet nëse FFK-ja do të gjejë ndonjë sponsor të ri së shpejti.

    Ndryshe, edicioni i ri në Superligën e Kosovës nisi në fundjavë me shumë ndeshje interesante, teksa xhiro e radhës luhet në fundjavë./FrontOnline/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.