×
  • Sport
  • Sport

    Ekskluzive: Federata e Futbollit e Kosovës nuk arrinë marrëveshje sponsorizimi me BKT-n

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka qenë sponsori kryesor i Superligës së Kosovës në futboll edicionin, andaj kampionati elitar kosovar është quajtur “BKT Superliga e Kosovës”, raporton FrontOnline.

    Bashkëpunimi mes FFK-së dhe bankës në fjalë ishte i mirë, derisa sponsori ndante edhe çmimet për futbollistin më të mirë të javës pas çdo xhiroje.

    Megjithatë, kur kanë mbetur pak ditë nga fillimi i edicionit të ri në Superligën e Kosovës, palët – FFK-ja dhe BKT-ja duket se kanë hasur në mosmarrëveshje.

    FrontOnline mëson ekskluzivisht se Federata e Futbollit e Kosovës dhe Banka Kombëtare Tregtare nuk kanë arritur marrëveshje sponsorizimi për edicionin 2022/23.

    Si pasojë e kësaj, FFK-ja do të duhet të gjejë ndonjë sponsor të ri së shpejti.

    Në rast se federata që drejtohet nga Agim Ademi nuk ia del, atëherë kampionati elitar kosovar i futbollit do të quhet vetëm “Superliga e Kosovës”.

    Ndryshe, edicioni 2022/23 në Superligën e Kosovës nis këtë fundjavë me shumë ndeshje interesante./FrontOnline/

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.