×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama ndalon trotinetët elektrikë në sheshet e Prishtinës

    FrontOnline
    13 Gusht 2022

    Trotinetët elektrikë nuk do të lejohen të qarkullojnë më shesheve të Prishtinës.

    Vendimin e ka marrë urgjentisht vetë kryetari i komunës, Përparim Rama dhe ai do të vlejë deri sa të kompletohet rregullorja që specifikon përdorimin e këtyre mjeteve lëvizëse në hapësirat publike.

    Ndalesa, pos në sheshe, vlen edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.

    “Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka thënë në një postim në Facebook nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

    Vendimi vjen pak ditë pasi në kryeqytet janë shënuar dhjetëra aksidente nga e-trontinetët.

    Ankesat e këmbësorëve dhe vozitësve të mjeteve tjera motorike për këtë kategori nuk kanë munguar, që kur fluksi i trotinetëve u shtua.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përbërje të të cilit...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Hartmut Ganzke, është shpallur “Qytetar Nder” i Shtimës. Çmimi iu dha atij gjatë një ceremonie solemne të Kuvendit Komunal. Njoftimi...
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski sot ka qëndruar në shtabin qendrorë të koalicionit VLEN në Shkup, ku ta takuar ish-kandidatin për president...
    Vip06 Maj 2024
    Përpos me projekte muzikore, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri është shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Ajo së fundmi ka publikuar një...
    Vip06 Maj 2024
    Fansat dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid thuhet se shpresojnë që dyshja të fejohen së shpejti. Burime të Entertainment Tonight...
    Vip06 Maj 2024
    Modelja dhe tani edhe moderatorja e njohur, Afrona Dika ka njoftuar se ka pranuar një dhuratë. Këtë e ka bërë të ditur...
    Lajme06 Maj 2024
    As komuna e Skenderajt nuk është se po i shpëton kontratave të negociuara. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Meta në një prononcim për FrontOnline,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.