×
  • Sport
  • Sport

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi uron për fillimin e kampionatit: Përpara kemi një rrugë të gjatë, por me përplot emocione

    FrontOnline
    12 Gusht 2022

    Nesër fillon edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen tri ndeshje: Trepça’89-Drita, Gjilani-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina, teksa të dielën luhet ndeshja Drenica-Llapi.

    Ndërkaq, dueli ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit do të luhet më vonë, pasi skuadra kampione është e angazhuar ende në garat evropiane.

    Në prag të fillimit të këtij edicioni, presidenti Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi ka uruar klubet dhe futbolldashësit për kampionatin e ri, me bindjen për garë korrekte dhe përplot emocion.

    Mesazhi i plotë i presidentit Ademi:

    Të nderuar!

    Drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, kontrollorë, vëzhgues, futbolldashës dhe gazetarë sportivë!

    Këtë fundjavë nisim edicionin e ri të garave 2022/23. Përpara kemi një rrugë të gjatë, por me përplot emocione që sjellë loja e futbollit dhe ecuria e garës javë pas jave.

    Katër skuadrat tona që na përfaqësuan në Evropë shfaqën vlerat në rritje të futbollit tonë. Suksesi i FC Ballkanit në Ligën e Konferencës, duke arritur në fazën e “play-off”-it, e dëshmon progresin që po e bën Superliga jonë nga viti në vit.

    Po ashtu, edhe paraqitja e FC Drita ishte mbresëlënëse, teksa SC Gjilani e KF Llapi me lojërat e tyre dhuruan emocione të mëdha tek futbolldashësit tanë.

    Sidoqoftë, nuk duhet të kënaqemi me kaq, pasi futbolli ynë i ka mundësitë për arritje edhe më të mëdha.

    Tani po e nisim një tjetër kampionat me 10 ekipe elitare, ku secila prej tyre ka bërë përgatitjet e duhura për ta filluar sa më mirë këtë edicion, teksa një javë më pas fillon edhe gara në Ligën e Parë, që po ashtu po tregohet mjaft e fortë dhe tërheqëse.

    FFK me të gjitha organet e saj i ka bërë përgatitjet e duhura për mbarëvajtje të kampionatit dhe për garë korrekte. Sistemi VAR është treguar shumë i suksesshëm dhe ka ulur ndjeshëm pakënaqësitë e klubeve dhe të dashamirëve të futbollit në vendimet e gjyqtarëve.

    Për këtë arsye, FFK, sivjet e ka licencuar edhe grupin e dytë të gjyqtarëve dhe operatorëve për sistemin VAR, me qëllim të zbatimit të kësaj teknologjie edhe në Ligën e Parë. Gjithsesi, implementimi i saj do të varet nga mundësitë e operatorit televiziv për t’i mbuluar të gjitha ndeshjet e kësaj kategorie.

    Jam i vetëdijshëm që kriza financiare nëpër të cilën po kalon e gjithë Evropa, si pasojë e agresionit të Rusisë në Ukrainë, nuk është periudhë aspak e lehtë as për sponsorët dhe donatorët e klubeve tona, por jam i bindur se me organizim dhe menaxhim të mirë klubet do të arrijnë ta përballojnë me sukses edhe këtë fazë.

    FFK, si çdo herë, do të jetë afër klubeve, do t’i mbështesë ato në kërkesat e tyre drejtuar institucioneve qendrore e lokale për investime në infrastrukturë, por edhe do të vazhdojë t’i ndihmojë me aq mundësi sa ka dhe aq sa i lejohet, për t’u krijuar kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit.

    Në fund, uroj të gjithë protagonistët e garës për një edicion të mbarë, të suksesshëm e me sa më shumë emocione. Le të punojmë të gjithë në frymën e korrektësisë që në fund të edicionit të nxjerrim kampion skuadrën meritore, ashtu sikurse edhe skuadrat që do të na përfaqësojnë në Evropë.

    Suksese për të gjitha klubet, teksa për tifozët kam një lutje: Ejani sa më shumë në stadiume, përkrahni ekipet tuaja të zemrës dhe jepni jehonë garës.

    Urime e na priftë e mbara!

    #BashkëPërFutbollin.

    Me respekt,

    Agim Ademi, president i FFK-së

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Sport03 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Lajme03 Maj 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për vështirësitë e shkaktuara në vendet e Ballkanit nga migrimi dhe rënia e natalitetit, nga njëra...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u...
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.