×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kim Jong Un kishte temperaturë të lartë për shkak të koronavirusit, motra e tij kërcënon Korenë e Jugut

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka shpallur fitoren e vendit të tij ndaj koronavirusit. Menjëherë pas kësaj u shfaq informacioni se vetë lideri i këtij vendi ishte infektuar me koronavirus. Në të njëjtën kohë, motra e tij tha se Kim Jong Un kishte një temperaturë të lartë gjatë pandemisë, duke u zotuar se do t’i “rrënjoste” autoritetet në Korenë e Jugut nëse vazhdojnë të tolerojnë fletëpalosjet propagandistike, të cilat ajo beson se janë fajtorë për përhapjen e virusit.

    Duke përsëritur pretendimet se pamfletet shkaktuan epideminë e fundit të koronës në Korenë e Veriut, Kim Yo-jong fajësoi “kukullat e Koresë së Jugut” për dërgimin e “sendeve të pista”,. Zbulimi se vëllai i saj ishte i sëmurë nuk është aq i zakonshëm, pasi në regjimin aktual nuk komentohet pothuajse asnjëherë shëndeti i liderit.

    Në fjalën e saj, Kim Yo Jong tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte “i sëmurë rëndë” dhe kishte temperaturë të lartë, por në të njëjtën kohë “nuk mund të shtrihej dhe të pushonte për asnjë moment, sepse kujdeset për njerëzit e tij”. Gjithashtu, ajo nuk ka treguar datën e saktë kur vëllai i saj ishte i sëmurë, transmeton KCNA.

    Shëndeti i liderit të Koresë së Veriut ka qenë objekt spekulimesh prej vitesh. Ka periudha kur ai nuk shfaqet fare në publik – për shembull, muajin e kaluar ai nuk ishte në mediat shtetërore për 17 ditë, dhe për të gjithë “misterin” kontribuon fakti se pothuajse asnjë informacion nuk vjen nga rrethet e tij të ngushta, por edhe nga fakti se familja e tij ka histori të sëmundjeve të zemrës, raporton Bloomberg./FrontOnline/

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se...
    Lajme27 Prill 2024
    Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të...
    Lajme27 Prill 2024
    Pas një jave me mot të paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, fundjava në bregdetin e Shëngjinit mbetet destinacioni i preferuar për...
    Lajme27 Prill 2024
    Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia. Ai...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë. Nga 6 deputetë më aktive të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.