×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 92-të me radhë, në të cilën ka miratuar shtatëmbëdhjetë vendime.

    Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë vendimi për ndarjen e 40 milionë eurove për mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe 600 mijë eurove për mbështetjen e prodhuesve vendor.

    Lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, janë miratuar plotësim ndryshime, me të cilat shuma e përgjithshme e ndarë për masën e mbështetjes së likuiditetit familjar, është 7 milionë e katërqind mijë euro.

    Po ashtu janë rialokuar 1.080.768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal, për zbatimin e projekteve kapitale në përputhje me shtatë marrëveshjet e mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave: Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë.

    Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:

    Me qëllim të kthimit të ligjshmërisë, kabineti qeveritar ka shfuqizuar 17 vendime të mëparshme, për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit te komunat Prizren, Klinë, Malishevë, Skenderaj, Podujevë, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Istog, Pejë, Graçanicë, Zveçan, Vushtrri, Mitrovicë Veriore, Ranillug dhe Kllokot.

    Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujorë nëntokësor që përdoret për pije – “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit. Qëllimi i përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare është që të mbrojë burimet e ujit nëntokësor – “Puset Konjuh”, Komuna Lipjanit, nga ndikimet negative të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasisë.

    Është miratuar Udhëzimi Administrativ për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve.

    Për shënimin e 25 vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.

    Qeveria ka emëruar bordet e drejtorëve në katër (4) ndërmarrje publike qendrore:

    • Ndërmarrjen Publike Qendrore “Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A”;

    • Kompaninë Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, Sh.A. Prizren;

    • Kompaninë Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, Sh.A. Gjakovë; dhe

    • Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni, Sh.A. Ferizaj.

    Po ashtu, është miratuar vendimi për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A. dhe emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve të kësaj ndërmarrje.

    Janë miratuar dy vendime për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe nënshkrimin e Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Në mbledhje, kabineti qeveritar është informuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (PKZMSA) gjatë periudhës prill – qershor 2022, si dhe me Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2022.

    Pas shqyrtimit është aprovuar edhe Raporti i punës i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar për periudhën korrik 2021 – qershor 2022.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se kjo klinikë, përkundër se ishte nën...
    Lajme26 Maj 2024
    Ai më tutje tregon se edhe kur investitorët amerikanë kanë ardhur për të investuar në vendin tonë kanë hasur në barriera të...
    Lajme26 Maj 2024
    Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS, prejse Ministria...
    Ekonomi26 Maj 2024
    Nga 3.2 milionë € gjithsej në vitin 2019, eksportet e Kosovës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën vlerën e...
    Kronika26 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Mitrovicë të Veriut, i cili dyshohet se ka goditur me shuplakë vajzën e tij dyvjeçare. Ndërkaq, gruaja...
    Kronika26 Maj 2024
    Është arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Ndërkaq, lëndime ka pësuar edhe nëna...
    Kronika26 Maj 2024
    Një grua në Gjilan derisa ishte duke ecur rrugës me djalin e saj është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar, Viktimës...
    Kronika26 Maj 2024
    Një i mitur në Podujevë është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur. Siç njofton Policia e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.