×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika e Kirurgjisë Vaskulare vitin e kaluar kreu rreth 1 mijë e 300 operacione të suksesshme

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se kjo klinikë, përkundër se ishte nën renovime, ka kryer rreth 1 mijë e 300 operacione të suksesshme gjatë vitit të kaluar.

    Rudari ka thënë se nga këto operacione, 300 sosh ishin intervenime në vena. Edhe pse është numri më i lartë i operacioneve të tilla ndonjëherë, sipas tij, lista e pritjes së pacientëve për operacione të venave mbetet ende shumë e gjatë, që nga paslufta.

    Përveç listës së pritjes, Rudari ka theksuar se problem kyç mbetet mungesa e anesteziologëve. Ai ka thënë se fatmirësisht, patologjia e venave zakonisht nuk e rrezikon jetën e pacientit, prandaj prioritet marrin rastet më të rënda.

    “Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja qendër në Kosovë që jep shërbime nga kjo patologji, domethënë vetëm në QKUK për momentin ofrohen shërbime të llojit të tillë, patologji vaskulare”, thqa Rudari.

    “Vitin që shkoi, edhe përkundër që kemi qenë në renovime edhe të sallave, prapëseprapë nuk është që s’kemi punuar. Diku rreth 1300 operacione i kemi realizuar dhe prej tyre kanë qenë 300 operacione të venave. Numër kaq të lartë, 300 operacione venash, asnjëherë më herët s’kemi mundur t’i realizojmë në vitet paraprake”.

    “Mirëpo, kjo ka qenë sfidë. Lista e pritjes së venave është qysh nga paslufta e këndej. Edhe pse është krijuar salla e venave, prapëseprapë kemi listë të pritjes. Fatmirësisht, patologjia e venave nuk e rrezikon jetën e pacientit, nuk jep pasoja të cilat kanë prioritet, se po të kishin pasur prioritet, do t’i kishim kryer. Kemi raste që kanë shumë më shumë prioritet në patologjinë vaskulare të cilat po të mos intervenohet mund të shkaktojnë pasoja se sa sëmundjet e venave. Ato sëmundje të venave të cilat kanë prioritet nuk i lëmë me pritë dhe i kryejmë”, ka thënë Rudari.

    Përveç listës së pritjes, ai theksoi se problem tjetër është mungesa e anesteziologëve. Edhe pse sallat janë rinovuar tashmë, mungesa e tyre nuk po i lejon që të punojnë me kapacitet të lartë.

    “Problemi kyç për momentin, tek lista e pritjes, është mungesa e anesteziologëve, nuk kemi anesteziolog adekuat. Sallat janë rinovuar, i kemi tri salla, por nuk kemi anesteziolog për tri salla. Ndoshta brenda javës e kemi vetëm një ditë ku mundemi me punua edhe pse i kemi dy anesteziologë, tjerat ditë, domethënë katër ditë, e kemi vetëm nga një anesteziolog. Kemi patologji të cilat janë shumë më urgjente të cilat kërkojnë trajtim”.

    Ai ka shtuar se këtë vit, kjo klinikë ka kryer rreth 500 operacione, ndërsa shtoi se shtrirja e pacientëve paraqet një tjetër problem, por se problem kryesor mbetet mungesa e anesteziologëve.

    “Përveç kësaj, kemi problem edhe me shtrirjen e pacientëve edhe pse tek intervenimet e venave, hospitalizomi është 24 orë, prapëseprapë për këtë kishim bë zgjedhje. Problemi kyç mbetet tek anesteziologët, s’kemi anesteziologë. Nuk është vetëm problemi ynë, është problemi i krejt SHSKUK-së. Deri më tash këtë vit, diku afër 500 operacione i kemi të realizuara edhe përkundër asaj që na është dashur të punojmë në salla tjera, në klinika tjera. Nuk është numër i vogël i intervenimeve”, u shpreh Rudari.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe, kanë...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shkruan Reporteri.net. Osmani, përmes një postimi në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi, thotë për Front Online se asnjëra nga premtimet e VV-së nuk...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Qershor 2024
    249 vjet më parë u shënua beteja më e madhe dhe e para e Revolucionit Amerikan. Më 17 qershor 1 mijë e...
    Kronika17 Qershor 2024
    Ka vdekur invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi. Ai ishte edhe nënkryetar i Shoqatës së Invalidëve të luftës...
    Lajme17 Qershor 2024
    Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori – Dita e Çlirimit e Komunës së Podujevës shënohet me...
    Kronika17 Qershor 2024
    Për 24 orë në Kosovë u realizuan 648 gjoba trafiku. Ky numër nuk është dhe aq i ulët, por duke e krahasuar...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsyla. Për Sylën, Konjfuca thotë se la shenja...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Zvicër, është takuar me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, njofton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.