×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Manovrat e vazhdueshme të Marinës Kineze në ngushticën e Tajvanit

    FrontOnline
    10 Gusht 2022

    Rreth 20 marina kineze dhe tajvaneze janë ende të vendosura pranë linjës qendrore jozyrtare të ngushticës së Tajvanit sot, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters.

    Disa anije të marinës kineze vazhduan të kryejnë manovra pranë bregut lindor të Tajvanit sot, tha ky burim, sipas agjencisë britanike.

    Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës njoftoi dje se po vazhdonte stërvitjet e përbashkëta ushtarake në det dhe hapësirën ajrore rreth ishullit të Tajvanit dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se ato synonin të paralajmëronin Shtetet e Bashkuara dhe t’u jepnin një mësim “tajvanezëve”.

    “Masat që kemi marrë janë një përgjigje ndaj vizitës në Tajvan të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi. Përgjigja e Kinës është e justifikuar dhe legjitime dhe shërben si një paralajmërim për nxitësit dhe një mësim për separatistët tajvanezë”, tha Wang, raporton Tanjug.

    Ai tha se ekziston vetëm një Kinë, pjesë përbërëse e së cilës është Tajvani.

    Ministri i Jashtëm i qeverisë në Taipei, Joseph Wu, tha më parë se Kina përdori vizitën e Pelosit për të nisur manovra ushtarake në shkallë të gjerë pranë Tajvanit, me qëllim ndryshimin e status quo-së në zonën e ngushticës së Tajvanit./FrontOnline/

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës,...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...
    Vip06 Maj 2024
    Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.